Disa Thashetheme VIP

Disa Thashetheme VIP

Zajmina josh edhe policët e trafikut


[b]Padyshim është një nga femrat më seksi të ekranit dhe çdo dalje e saj para publikut është një surprizë e radhës. Por kësaj here, nga këto foto që paparaci ynë i realizoi pak ditë më parë, ne zbuluam edhe një pasion tjetër të Zaiminës, atë për policët.
Në një nga rrugët kryesore të Tiranës, Zajmina pasi ka zbritur nga makina e saj me targa të huaja, është futur në një dyqan për të blerë diçka.

Më pas i është afruar një polic dhe kanë biseduar diçka së bashku. Nuk dihet se për çfarë është folur, mbase për faktin se makina kishte targa të huaja ose mund të ishte parkuar keq. Por vetëm pas disa sekondash bisedë, pamja e policit ka ndryshuar menjëherë. Çehrja serioze i ka lënë menjëherë vendin një fytyre të qeshur dhe shumë të dashur.

Kushedi se çfarë mund t’i ketë thënë Zajmina me pamjen e saj joshëse dhe provokuese, aq sa polici ka harruar që është në orar të punës dhe qytetarët duhet të jenë të gjithë të barabartë para ligjit. Më pas polici ka pikasur fotografin tonë dhe i është lutur të fshijë fotografitë, pasi në të kundërt mund t’i rrezikohej vendi i punës. Ne ia mbuluam fytyrën në mënyrë që lajmin ta publikojmë dhe polici të vazhdojë i qetë punën.

ZBULOHET ROZI RADI ME GJININ E PORTOKALLISE

Që Rozana Radi këto kohë është singël dhe në kërkim të dashurisë, ky tashmë është një fakt që të gjithë e dimë. Por si dhe ku e kërkon këtë dashuri, kjo mbetej për t’u mësuar. Prandaj dhe paparaci ynë gjatë gjithë kohës ka qenë i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të këngëtares dhe aktores shumë simpatike Rozana Radi. Dhe natyrisht kjo punë ka dhënë edhe frytet e saj, pasi kemi arritur të zbulojmë disa detaje interesante, të cilat mund të na afrojnë me të vërtetën.
Pak ditë më parë, në një nga pubet e njohura të Tiranës, Rozana Radi është parë në shoqërinë e njërit prej aktorëve më të spikatur të “Portokalli”, i cili fitoi shumë famë me rolin e Gjinit. Në fillim kur të dy u panë duke biseduar edhe duke pirë nga një gotë, askush nuk dyshoi se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se një miqësi. Fundja të dy janë aktorë, madje për pak kohë vetë Rozi ka qenë një nga protagonistet e “Portokalli” me një rol shumë simpatik. Besarti, ky është emri i vërtetë i Gjinit, duket se në jetën reale është shumë i zhdërvjellët dhe kontemporan, në krahasim me personazhin e kompleksuar që ai interpreton.

Madje, edhe atë darkë duket se ai nuk ka dashur të humbë kohë pasi një femër simpatike si Rozi është një rast që nuk të vjen përditë. Dhe siç e shikoni edhe nga fotoja, Besi ka kërcyer me Rozin në një mënyrë shumë sensuale, duke e shtrënguar pas trupit të tij vajzën e njohur dhe mbi të gjitha pa e vrarë shumë mendjen për sytë kureshtarë të klientëve të lokalit. Por kjo nuk është e vetmja aventurë që paparaci ynë ka arritur të fiksojë me aparatin e tij. Tek materiali djathtas ju do të mësoni edhe për një darkë tjetër hot të Rozana Radit, por kësaj here jo me një aktor, por me një karateist.

NORA dhe ROBERTI zbulojnë detaje të lidhjes së tyr

Çifti i fejuar Nora Istrefi dhe Rob ert Berisha më në fund thyen akullin. Pas ftesave të shumta nga mediat elektronike e të shkruara për t’u paraqitur së bashku publikisht, çifti e bëri këtë ekskluzivisht për emisionin “Express Live” në Kosovë.
Duke kujtuar takimin e tyre të parë, çifti ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur në një turne në Gjermani, nga ku edhe ka nisur shoqërimi i tyre, për të kaluar më pas në një lidhje serioze.

“Ne jemi njohur edhe më herët, kemi ditur për njëri-tjetrin që merremi me muzikë, por takimi ynë i parë ka qenë në një turne në Gjermani. Nga aty kemi filluar të shoqërohemi si miq, e më pas kemi nisur lidhjen”, ka thënë Nora. Në anën tjetër, Roberti ka shtuar se Norën e ka njohur edhe përmes të së ëmës së saj, këngëtares Syzana Tahirsylaj. Sa i përket martesës, çifti ka thënë se nuk kanë vendosur asgjë.

“Për martesë nuk kemi vendosur asgjë, nuk kemi ndonjë datë të caktuar, pasi kemi disa plane të tjera, unë rreth muzikës, ndërsa Roberti rreth studios së re”, ka thënë Nora.
Në këtë intervistë të zhvilluar në një nga lokalet e Prishtinës ku çifti kalon kohën e lirë, ata kanë folur edhe për planet sa i përket anës profesionale. Nora ka pohuar se është duke realizuar një këngë të re me kompozitorin Enis Presheva. Se kur do të jetë e përfunduar kjo këngë e re, ajo nuk ka vendosur ende. Nga ana tjetër, i fejuari i Norës, muzikanti Robert Berisha, aktualisht është duke punuar rreth një studioje të re.

Duke shpresuar se puna për këtë studio do të përfundojë deri në fund të këtij viti, Roberti ka thënë se më pas do të fillojë të punojë këngë për të fejuarën e tij. Fakti se që të dy i lidhë profesioni, Nora e Roberti, kanë thënë se kjo është një përparësi për lidhjen e tyre. Ata thonë të kenë mbështetjen e vazhdueshme dhe i gëzohen sukseseve të njëri-tjetrit.

Albani, Miriami dhe ndryshimi nga posterat.

Është folur shumë për të dy, për një lidhje dashurie që ekziston mes tyre dhe shpesh herë kanë rënë edhe pre e thashethemeve nëpër gazeta. Ja tek janë shfaqur bashkë në skenën e ‘Miss Glboe’ ku kanë kënduar bashkë hitin më të fundit.
Është folur shumë për të dy, për një lidhje dashurie që ekziston mes tyre dhe shpesh herë kanë rënë edhe pre e thashethemeve nëpër gazeta. Ja tek janë shfaqur bashkë në skenën e ‘Miss Glboe’ ku kanë kënduar bashkë hitin më të fundit.

Shumë të dashur me njëri-tjetrin ata kanë pozuar madje edhe përpara aparatëve fotografik në skenë, ndërsa jashtë sallës së Pallatit të Sporteve ‘Asllan Rusi’ nuk i kanë shkëputur duart për asnjë moment nga njëri-tjetri duke ecur gjithmonë në sinkron.

Por ajo që vëmë re është se çifti nuk i ngjan aspak imazhit që posterat artistik nxjerrin. Shifni vetë dhe gjykoni për pamjen![/b]

Marre Nga Ikubinfo

Jessica Simpson u ka kërkuar falje fansave për performancën e saj të dobët, me ç’rast e kishte harruar tekstin gjatë një koncerti në Michigan të enjten mbrëma.

Këngëtarja, e cila e konvertuar zhanrin e muzikës pop në ‘country’ i ka lënë të shtangur fansat e saj në Van Andel Arena në Great Rapids, pasi kishte harruar tekstin e këngës që po këndonte, dhe kështu e kishte ndërprerë këngën dhe kishte kërkuar nga bendi të fillojë një këngë tjetër.

Ajo ka kërkuar falje në skenë po atë mbrëmje, ndërsa të premten përfaqësuesi i saj kishte pohuar se thjesht nuk ka qenë nata e saj. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Simpson harron tekstin e këngës, sepse raste të ngjashme i kanë ndodhur edhe në të kaluarën.

Këto ditë revista Albaniac.com ka publikuar një lajm mbi jetën private të këngëtares Rozana Radi, ku tregon se këngëtarja po shoqërohet me një djalë nga veriu…! Ka qenë pikërisht ky lajm për të cilin ne po investigonim për t’iu sjellë sa më shumë detaje. Duke qenë më pranë jetës së këngëtares dhe vëmendjes që ajo tërheq për çdo risi në jetën e saj, do iu tregojmë disa detaje mbi këtë lidhje. Aktorja dhe këngëtarja po shoqërohet me një djalë, dhe duket se të dy e kanë mendjen për një lidhje serioze dhe të gjatë.

Ne kemi kontaktuar disa herë me këngëtaren dhe ajo u shpreh se “unë thjeshtë po njihem me një djalë, por fejuar nuk jam akoma… edhe pse shumë më urojnë nëpër site!”. Duke mos dashur të përflitet më për jetën e saj private, me mirësjellje Rozana kërkon ta mbyllë bisedën telefonike. Por ne nuk mund t’i japim informacion të cunguar lexuesit tonë. Kështu, sipas disa burimeve të sigurta nga ana e “dhëndrit”, ne kemi zbuluar disa “fakte” të tjera që tregojnë dhe vërtetojnë seriozitetin e kësaj lidhjeje. Kështu djali me emrin Edi është nga qyteti i Shkodrës, konkretisht nga lagjja “Rus” dhe prej vitesh jeton në Belgjikë.

I rikthyer në Shqipëri prej disa kohësh për arsye të ndryshme, burimet tona konfirmojnë që arsyeja më e madhe ka qenë vetë këngëtarja. Edi kishte kohë që kërkonte të takonte Rozanën dhe siç shprehen burimet tona shkodrane, “ai e kishte pasë fiksim Rozanën prej shumë kohësh” dhe kështu ka menduar të vinte dhe ta kërkonte vetë fatin e tij. Pas një prezantimi spontan, thuhet se takimet midis çiftit janë shpeshtuar dhe më vonë është “kurorëzuar” në një lidhje serioze dhe fisnike. Dhe kjo, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, duke marrë parasysh edhe natyrën e çlirët dhe të qeshur të këngëtares, me të cilën arrin të bëjë për vete këdo. “Dhe kjo ka qenë ajo çfarë e ka tërhequr më shumë Edin nga tipi i Rozanës” - shpjegojnë burimet tona nga Shkodra. Tashmë Rozanës i duhet të udhëtojë më shpesh në qytetin e saj të origjinës, edhe pse Edi duke qenë shumë mirë nga ana ekonomike, ka dhe shtëpi luksoze në Tiranë.

Për ta konfirmuar lidhjen e saj, po ju tregojmë edhe një detaj tjetër real. Jo më larg se para 2 javësh Rozana Radi është parë në një nga lokalet më të bukura në Shkodër dhe pikërisht tek “Chicagoja”,së bashku me Edin, ku sytë kureshtarë nuk kanë hezituar të kthejnë kokën. Kuptohet kjo edhe për vetë faktin se të dy formojnë një çift shumë simpatik edhe në aparencë. Këto ditë Edi ka udhëtuar për në Belgjikë sërish dhe akoma nuk është konfirmuar, nëse ky Shën Valentin do ta kthejë “dhëndrin” në Shqipëri. Megjithatë, duke marrë parasysh “fiksimin” e Edit për Rozanën, shpresojmë që kjo festë të jetë e paharruar për të dy. Kështu në shkrimin e radhës mund t’ju servirim dhe foto ekskluzive të çiftit, i cili për momentin nuk ka shumë dëshirë të flasë shumë mbi këtë temë.

Adelina Ismajli: Tani kengetare zvicerane

Tani e tutje ajo quhet një këngëtare zviceriane. Adelina Ismajli, këngëtarja kosovare e pëlqyer jo vetëm në trevat shqiptare por edhe në atë zvicerian është “rekrutuar” nga një kompani për të përfaqësuar Zvicrën. Kontrata e majme që është nënshkruar këtë fillim viti parashikon koncerte në Zvicër, Francë dhe Itali. Ismajli është ndjerë mjaft e entuziazmuar për këtë ofertë e cila erdhi si rezultat i hedhjes në treg të DVD-së, me koncertin e promovimit të koncertit të parë të albumit të saj të fundit.

Jennifer Lopez ka lёnё anash karrierën e saj muzikore nё përpjekje pёr tё lansuar njё karrierё tё re si producente televizive dhe filmike.

Krijuesja e hitit “Jenny From The Block”, e cila është afër të mbushë 10 vjet të karrierës muzikore, raportohet se dëshiron të krijojë një “distancë profesionale” nga burri i saj, këngëtari Marc Anthony.

“Jennifer nuk ka qenë në gjendje të ndërtojë një sukses muzikor derisa ka qenë me Marc. Pavarësisht sa mundohet, ajo nuk mund të rikthehet dhe të jetë ajo që ishte. Ato ditë kanë kaluar dhe kjo nuk është ajo që dëshirojnë Jen dhe Marc”, thotë një burim.

“Të ketë një sukses tjetër në film ose të qëndrojë prapa një shou të mrekullueshëm, do të ishte më mirë për karrierat e të dyve”, shton burimi.

Lopez, 39-vjeçare, së fundi ka nënshkruar për të qenë producente e serisë televizive të Fox, “Rebel”, telenovelës së famshme argjentinase për një grup muzikor të tinejxherëve.

Është një gjë në trupin e Eliza Dushkut të cilën ajo dëshiron ta shikojë kur bën dush, e kjo është pikërisht tatuazhi i saj. Aktorja dhe modelja me prejardhje shqiptare ka pranuar se përveç tatuazhit, ajo gjithashtu i adhuron meshkujt me vizatime trupore, me të mavijosura dhe me gërvishtje. “Pëlqej të bëj një shikim të shpejtë në tatuazhet e mia kur zhvishem për të bërë një dush”, ka thënë Dushku. “Kat Von D ka bërë një pendël simbolike të bukur në brinjët e mi. I pëlqej meshkujt që bëjnë lojë të fortë dhe kanë lytha në duar, shenjat dhe pjesët e thyera të trupit si dhe tatuazhet, janë seksi”, ka thënë ajo. Bukuroshja 28-vjeçare, së shpejti do të mund të shihet në serinë “Dollhouse”, ku ajo luan rolin e një qenie, e cila është krijuar në laborator, ku në çdo episod paraqitet me një personalitet të ri.

Ciljeta & Romeo pergenjeshtrojne krizen

Po flitet shumë kohëve të fundit se Çiljeta dhe Romeo po kalojnë një periudhë shumë të vështirë mes tyre aq sa shumë burime tregonin se të dy ishin në prag të ndarjes. Këngëtarja kurrë nuk e ka pranuar një gjë të tillë, madje edhe kur dyshimet më të mëdhaja lindën në ditën e ditëlindjes së saj, ku të gjithë festonin në ambientet e një pub-i luksoz në Tiranë ndërsa Romeo shfaqej shumë i tërhequr, ku gati nuk u duk për asnjë çast. Në të vërtetë Çiljeta e ka argumentuar këtë fakt duke thënë se është treguar mjaft e kujdesshme me të atin, sikurse ky i fundit nuk i ka qejf gjërat shumë publike ndërkohë që ende nuk është kryer një fejesë mes tyre. Gjithsesi, paparaci ynë e ka kapur çiftin në momentet teksa ishte duke darkuar në restorantin në katin e dytë te kompleksit “Taiëan”. Siç e shihni çifti është shumë mirë, mjaft të qetë dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Kanë darkuar në mënyrë romantike bashkë. Çiljeta si gjithmonë e dashur mundohet ta bëjë Romeon për vete me përkëdhelitë e saj, ndërsa ky i fundit paksa ndryshe në tip, ndjenjën e mban për brenda dhe pak është ajo që shfaq jashtë. Çiljeta dhe Romeo kanë ndenjur për rreth 1 orë e 30 minuta duke darkuar e më pas kanë vijuar më të tjera angazhime. Ja tek shihen edhe nëpërmjet fotove duke dalë dorë për dore nga restoranti dhe duke iu drejtuar makinës së Çilit.
Shoqëruesja
Shpesh herë Çilit me dëshirë bën rolin e shoqërueses për Romeon. Disponon një makinë luksoze të cilën nuk e mban larg asnjë moment pasi nuk mund të ecë dot për asnjë minutë në këmbë. E sheh kudo, si një shofere e vërtetë duke kryer punët e ndryshme që të rezervon e përditshmja. Sa herë e lënë për të dalë Çiljeta bën një kalim të shpejtë tek shtëpia e Romeos dhe e merr atë, ku më pas vazhdojnë me programet e tyre. Dhe duke patur një ‘shofere’ të sigurtë, Romeo ndihet mirë në rolin e pasagjerit. Ju bie shpesh herë më kollaj kështu, jo se djali nuk disponon automjet të tijin.
Marrëdhënia
Siç na ka thënë dhe vetë Çiljeta pak kohë më parë, marrëdhënia me Romeon është shumë serioze dhe midis njëri-tjetrit ekziston një ndjenjë shumë e fortë. Sigurisht që fejesa do të jetë ajo që do t’i finalizojë gjërat dhe herët a vonë do të realizohet, por çifti nuk ka vendosur ende, dhe duke patur parasysh spekullimet që janë bërë në media, dëshirojnë që këtë gjë ta mbajnë sekret deri në momentin që do të realizoht. Nuk dihet se kur do të jetë kjo kohë, Çiljeta nuk ka dashur të shprehet për këtë, duke ia lënë të ardhmes në vazhdim. ‘E rëndësishme është që ne jemi shumë mirë dhe duhemi me njëri-tjetrin, të tjerat do të vijnë me kalimin e kohës’- është shprehur mjaft e rezervuar Çiljeta.
Familjarët e Romeos, sigurisht që janë në dijeni të lidhjes së djalit të tyre me Romeon sikundër familja e Çiljetës, është paksa më konservatore përsa i takon të atit. ‘Mua babi më ka pikë të dobët dhe normalisht është shumë i rezervuar. Flas shumë me mamin dhe i tregoj gjithçka. Babi është në dijeni të Romeos por nuk i pëlqen të komentojë shumë duke qenë se unë jam vajzë dhe ekziston mentaliteti i gjithmonshëm”- thotë Çili


Pavaresisht se i fejuari Chris Brown e ka masakruar me grushta ne mbremjen e 8 shkurtit, Rihanna mendon ende per te.
Prinderit e kengetares kane konfirmuar se lidhja mes tyre ka marre fund, por zera te ndryshem thone te kunderten. Sipas revistes “Star” qe citon burime te sigurta, kengetarja po pret me padurim te perqafohet me Brown.

“E do akoma. Rihanna po reflekton per situaten dhe kerkon qe Chris te kuptoje se cfare veprimi ka bere. Hapi i ardhshem do jete vendimi qe do marre ne lidhje me kete ceshtje”, shprehet burimi anonim.

Stafi i kengetares nuk ka bere asnje koment ne lidhje me kete deklarate, por pritet qe ditet ne vazhdim kengetarja e “Umbrella” te marre nje vendim, i cili mund te jete edhe pozitiv, pavaresisht se kengetarja i ka ende ne fytyre shenjat e dhunes.

Ja dhe foto e Rihannes pas dhunes se marre nga i dashuri:

Ueee ca i paska bo Rihanes ai e paska masakru fare!

Jo permes sondazheve ose votave ne internet, por nepermjet nje formule shkencore ka rezultuar se buzet me te bukura mes gjithe yjeve te kinemase boterore i ka italiania, Monica Bellucci.

Ekspertja amerikane, doktoresha Kendra Schimd, permes nje software, ka testuar buzet e yjeve kinematografike.

Programi perdor nje formule shkencore dhe i jep nje vote buzeve, duke u bazuar te permasat, format mishtore, ngjyra dhe konturet.

“Eshte software i pare ne bote qe jep te dhena biometrike duke perdorur formulat dhe analizuar buzet nepermjet karakteristikave te tyre”, u shpreh Schmid.

Sipas studimit shkencor, Bellucci ka marre 10 pike te plota.
“Buzet e saj jane te plota, te buta, dhe proporcionalisht ideale”, u shpreh Schmid.

Ne vendin e dyte eshte sensualja, Scarlett Johansson, ne vendin e trete Halle Berry, ne te katertin Beyoncé Knowles dhe vetem ne vendin e peste u rendit, pretendetja kryesore, Angelina Jolie.

realli klinono e paska bo…:frowning:

Nje miliarder e ka paguar me 1 milion paund kengetaren Leona Lewis, qe ajo te performoje ne festen e ditelindjes se vajzes se tij. Britanikja 23-vjecare kendoi shtate kenge perballe 200 pjesemarresve ne festen e 21-vjetorit te vajzes.

Ajo i kendoi se bijes se themeluesit te Phones4U, John Caudwell’s Libby, refrenin “Happy Birthday” dhe kendoi me te ne duet “Bleeding Love”. Leona nderpreu pushimet per te qene e pranishme ne festen ne Eccleshall.

Edhe pse ishte vendosur qe kengetarja te mos shfaqej ne koncert live deri vitin tjeter, pasi do te punonte per regjistrimin e albumit te saj te dyte, Lewis pranoi ftesen e miliarderit.