Djali i Vidit mban titullin “Princ i Shqipërisë

Djali i Vidit mban titullin “Princ i Shqipërisë

Deri në vdekjen e tij në prill të vitit 1945, Vidi jetoi tek të afërmit e tij në mërgim, në Rumani. Një dorëheqje zyrtare e Wilhelm zu Wied por ai nuk do të shprehte kurrë asgjë nga goja e tij. I biri, Karl Viktori, mban edhe sot titullin “Princi i Shqipërisë”. Në shkurt të vitit 1914 principata e atëhershme Neuwid (Nojvid) bëhet skenë e një spektakli të vogël, por të jashtëzakonshëm në politikën luftarake evropiane. Në kështjellën rezidenciale në Wied, njëra nga dyert më të lashta të fisnikëve gjermanë, princi 37 vjeçar pranon parakalimin e paradës për nder të shkëlqesisë së tij Esad Pashë Toptani. Ambasadori i popullit shqiptar shoqërohet nga 17 delegatë nga të gjitha fiset që jetonin në Ballkan. Me çehre festive, Esad Pasha, mikpritësi deklaron: “Princ Wilhelm, në emër të popullit shqiptar ju dorëzoj titullin e princit të Shqipërisë”. Princi, jo i papërgatitur, mori frymë si burrë shteti dhe u përgjigj: " Unë e pranoj!". Pak ditë më vonë shkëlqesia e tij Wilhelm zu Ëied, kapiten kalorësie i Gardës së tretë të regjimentit të Ulanes, Armata e Prusisë, u nis për në tokën e egër të shqipëtarëve. Kush mund të bëhet Princ i Shqipërisë? Ky dorëzimi i fronit, në shikim të parë i çuditshëm, është rezultati i diplomacisë së lartë.
Zgjedhja e Vidit
Pas mbarimit të Luftës Ballkanike 1912-1913 Austro-Hungaria, Italia, dhe fuqitë tjera të mëdha, përcaktojnë kufijtë e një principate të re të Shqipërisë. Sunduesi i ardhshëm i këtij vendi me një strukturë shoqërorefisnore të përçarë, duhet domosdoshmërisht të jetë neutral, prandaj një shqiptar nuk merrej në konsideratë. Përveç kësaj monarku nuk duhet të jetë pjesëtar i ndonjë grupi fetar të rivalizuar dhe nuk duhet të jetë nga një vend ballkanik me interesa vetjake. Kështu përjashtohen myslimanët, katolikët dhe ortodoksët si edhe italianët, austriakët, grekët dhe malazezët. Kush mbetet? Një protestant gjerman nga Neuwied, i përkrahur shumë nga tezja e tij, mbretëresha Elizabeta e Rumunisë. Kundërshtar i vendosur i ambicieve të Wilhem-it, perandori Wilhemi II, i tërhoqi vërejtje kushëririt të tij: “Kujdes se mos mashtrohesh me Shqipërinë!”
Problemet
Më 7 mars 1914 mbërrin Wilhelm në atdheun e ri, për ekzistencën e së cilit kishte mësuar vetëm disa muaj më parë. Në fillim princi i huaj, pranohet nga nënshtetasit e tij me entuziazëm. Mirëpo Wilhelm zu Wied, shpirtërisht ushtarak prusian, nuk ka idetë e duhura për politikë dhe diplomaci. Ai nuk arriti të krijojë një qeveri të qëndrueshme e për më tepër nuk i njihte problemet e popullit të tij. Shpejt rritet tendosja sociale, e cila zgjerohet në gjithë vendin në një kryengritje të fshatarëve mysliman. Në prapaskenë komandojnë Fuqitë e Mëdha të cilat e bëjnë Wilhelmin të jetë në një kukull të thjeshtë. Kur fillon Lufta e Parë botërore më 28 korrik 1914, Fuqitë e Mëdha kishin probleme të tjera, e jo të siguronin pushtetin e një gjermani diku në Ballkan. Kush është akoma princ i Shqipërisë? Akoma pa u mbushur 200 ditë qeverisje, në vitin 1914 Wilhelm iu desh të braktisë Shqipërinë, pa ushtruar ndonjë ndikim. Deri në vdekjen e tij në prill të vitit 1945, ai jetoi tek të afërmit e tij në mërgim, në Rumani. Ishte një dorëheqje zyrtare e Wilhelm Wied por ai nuk do të shprehte kurrë asgjë nga goja e tij. I biri, Karl Viktori, mban edhe sot titullin “Princi i Shqipërisë”.
(Nga gjermanishtja Naser Aliu, nëntitujt janë të përkthyesit, marrë nga televizioni gjerman WDR)