Doni të jetoni deri 100 vjeç? Shumë e thjeshtë

Shumë njerëz do të mund të jetonin deri në moshën 100-vjeçare, nëse do të ndiqnin shtatë hapa të thjeshtë, zbuloi një studim i një kardiologu kanadez.

Sipas tij, në kushtet e jetës moderne, 90% e njerëzve mund të arrijnë pa problem në të paktën 90 vjeç ose 100, ndonjëherë edhe më shumë. Kontrollimi i dietës, i kolesterolit dhe mosabuzimi me alkoolin e duhanin janë disa prej elementeve të thjeshtë që e bëjnë jetën më të gjatë.

Këto janë shtatë gjërat që duhet të bëjmë nëse duam të shohim një shekull jetë.

1. Bëhuni aktivitë - Studimet tregojnë se jeta sedentare i privon një njeri deri në katër vjet jetë mesatarisht. Njerëzit që nuk bëjnë një jetë aktive, preken dy herë më shumë nga infarktet apo sëmundjet e zemrës.

2. Kontrolli i kolesterolit - Nivelet e larta të kolesterolit bëjnë që nivele të larta yndyrre të depozitohen nëpër arteriet kryesore, duke rritur kështu mundësinë për infarkt dhe semundje të tjera kardiovaskulare.

3. Hani shëndetëshëm - Një dietë e shëndetshme është e domosdoshme për të jetuar gjatë. Sa më shumë fruta dhe perime kanë një impakt shumë të mirë mbi shëndetin.

4. Kontrolloni tensionin - Tensioni i lartë quhet ndryshe “vrasësi i heshtur”, sepse shpesh nuk ka paralajmërime ose simptoma. Duke mbajtur nën kontroll tensionin dhe duke u kuruar në rastet kur ai nuk është brenda kufijve, rreziku i goditjes nga infarkti reduktohet me 40%.

5. Mbani një peshë të arsyeshme - Pothuajse 2/3 e amerikanëve dhe një shifër e ngjashme në vendet perëndimore janë mbipeshë ose obezë. Dhjami i tepërt është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin, me obezën që jetojnë mesatarisht 4-6 vjet më pak.

6. Kontrolloni diabetin - Diabeti është një sëmundje shumë e përhapur, e cila bëhet vdekjeprurëse nëpërmjet dëmtimeve të shumta që mund të shkaktojë në disa organe dhe mekanizme të trupit. Sheqeri në gjak është i domosdoshëm të jetë në normën e duhur.

7. Mos pini duhan - Gjysma e atyre që pinë duhan për një kohë të gjatë vdesin më të rinj nga sëmundje si tumori, infarkti apo bronkiti kronik.

Keto i dim ne po mos ka ngel ndonje pa u then

100 vjec?..nuk do doja kurr…50 ose ndoshta me pak…

50 ??? pse do te vdesesh kaq e re moj . 50 eshte shum e re. Jeta eshte ber per tu jetuar e tera , deri ne fund…deri sa te te jap zoti frym…
jo moj moter , un dua te rroj…deri sa te vete nja 85 po e po :smiley:
dhe e di qe do rroj shum…se thon qe njerzit qe ecin rruges shpejt , rrojn me shum :stuck_out_tongue:

hahahhahhaa 85?..do behesh nja plak e keqe ti…mos o zot…do grihesh me nusen ahahahahha po te imagjinoj dhe shkrihem se qeshuri

jo moj shpirt…un sdo jem plak tradicjonale…c nuse thua. nderkoh qe shoqet e mia do jen duke ber corape…un do jem duke vizituat ishujt e Tajlandes…Majat me te larta te Kines…gadishujt e mesdheut…e mir ti mir…:rolleyes::rolleyes:

:stuck_out_tongue:

hahahahhahaha sa kam qeshur…ti kshyyyyyyyyyy :roll:…si dihet si te merr pleqeria zoguuuuu…:eek:…edhe une keshtu them…te jem plak europiane…te blej nje ferrari per qejfin tim…dhe nusja me djalin te me vijne anes :D…por qe nuk dua ti kaloj 50 :stuck_out_tongue:

allaaa…ce paske kte ide per te jetuar deri 50 vjece moj qyqe…si e kalon neper mendje…tu thartofshin jalla :stuck_out_tongue: .
pse , ti do te jetosh jeten tende vetem ? po do besh edhe femij…e do ti martosh…po do kesh edhe niper…e do gezosh…do jetosh cdo dit per ato fytyra, ato buzeqeshje engjellore…e lere lereeeeeeeee se me preke tashi :’( …:stuck_out_tongue:

hahahahahahahahhaha endrra jane bene vaki dhe s’dalin :mad:…ok…te behemi pak serioz…e di si eshte puna…qe ka ardhur kohe e veshtire cfare nuk degjojme c’do dite moj moter

eeeee , jopo kur them un tek ajo tema tjeter qe duhet te kujdesemi per veten , ne aspektin shendetsor , , e ta ngadalesojm plakjen…joo ti :stuck_out_tongue: