Dosjet, BE:Të shqetësuar për përmbajtjen e ligjit

BRUKSEL- Bashkimi Europian shprehet i shqetësuar për disa aspekte në procedurën e dhe përmbajtjen e ligjit shqiptar për dosjet që pritet të hyjë zyrtarisht nesër (29 janar) në fuqi. Në një deklaratë për shtyp, Bashkimi Europian theksoi se sa i përket cështjeve të tjera me rëndësi në Shqipëri më të rëndësishme janë dialogu politik në spektrin politik dhe sistemi gjyqësor.

“Ligji i ri “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve” ngre shqetesime në lidhje me disa aspekte si mbi procedurën, ashtu edhe mbi përmbajtjen”.
Bashkimi Europian kërkon që për ligjin në fjalë të takohet me Qeverinë për të bërë të qartë pozicionin e BE-së lidhur me këtë.

Deklarata vijon më tej ku theksohet se Bashkimi Evropian i kushton një rëndësi të madhe dialogut politik përgjatë spektrit politik. “Ky është një nga kriteret politike me rendësi thelbësore për pranimin në BE”, citohet në deklaratë.
Bashkimi Europian kërkon gjithashtu që ti kushtohet rëndësi sistemit gjyqësor. “Në të njëjtën mënyrë, ne i kushtojmë një rëndësi të madhe një gjygjësori mirë-funksionues dhe politikisht të pavarur”.

Ligji i kontestuar dosjeve hyn nesër në fuqi. Ligji është kontestuar nga opozita shqiptare dhe Këshilli Europian. Nga këto instanca është deklaruar se ligji është shumë i ashpër dhe jo demokratik. Ligji u miratua në parlament në dhjetor të vitit të shkuar vetëm me votat e mazhorancës.
b[/b]
Burimi