Duka:Do të jemi të ashpër ndaj gabimeve të gjyqtarve

Kreu i FSHF së, Armand Duka, ndalet te dhuna e ndeshjeve të fundit, gabimet e gjyqtarëve dhe gara në kampionat

“Nuk është se ne nuk i shikojmë me kujdes vendimet arbitrale dhe nuk reagojmë ndaj tyre. Kemi mbajtur dhe do të mbajmë qëndrim, madje të ashpër për ndëshkimin e gabimeve. Të mos harrojmë që gabimi është ai që të mbetet në mendje. Kjo është psikologjike.”

“Kampionati kombëtar i superligës (madje edhe ai i kategorisë së parë) për këtë edicion, ka pasur më shumë rivalitet dhe është bërë më interesant. Jo thjesht për faktin, që në krye janë tri skuadra që luftojnë për titullin kampion, por se rivaliteti ndihet në të gjitha shkallët e tabelës.”

Faza e fundit e futbollit shqiptar lidhet direkt me verdiktet e sezonit dhe kalkulimet e klubeve për të verifikuar një sezon të suksesshëm, apo të dështuar. Kohët e fundit kontestimet janë rritur në drejtim të arbitrimit, ku shumë klube shqetësimin dhe paragjykimin e nisin që të enjten, kur hidhet shorti, për të përfunduar deri të dielën në mbrëmje, te moviola e kampionatit në transmetimet TV.

Në fakt, gabime ka pasur, po kështu edhe ndëshkime, pavarësisht faktit se klubet duan, pse jo, edhe “burgim” për ata arbitra që gabojnë, teksa nxitojnë të deklarojnë që u është bërë qëllimisht. Kanë gabuar më shumë asistentët, në një kohë që në tërësi shigjetimet karshi tyre janë pjesë e debatit të madh, sa që ka errësuar në logjikën emocionale të momentit edhe jo pak trajnerë, që i referohen dhunimit të arbitrit si “racion i kërkuar”, kur gabojnë në fushë.

Për “Sportin shqiptar”, kreu i federatës, Armand Duka, thekson se është mbajtur qëndrim për të gjitha vendimet e kontestuara dhe që ka pasur polemika të mëdha: “Gabimet arbitrale do ta shoqërojnë lojën për sa kohë ajo do të vazhdojë. Ka ndodhur në të kaluarën, ndodh dhe do të ndodhë sa herë të ketë futboll. Kjo s’do të thotë se ne nuk i shikojmë me kujdes vendimet arbitrale dhe nuk reagojmë ndaj tyre. Punohet madje shumë në dy drejtime:

Së pari, për të rritur nivelin e tyre profesional, nëpërmjet kurseve të ndryshme, seminareve dhe analizave. Së dyti, duke mbajtur edhe qëndrim, madje të ashpër për ndëshkimin e gabimeve. Nuk them se gjithçka është e përkryer, por hapa përpara janë bërë. Të mos harrojmë që gabimi është ai që të mbetet në mendje. Kjo është psikologjike,” thekson Duka, që konstaton tendencën e paragjykimit të vendimit arbitral. Sipas tij, në një javë, në të trija kategoritë profesioniste luhen 25 ndeshje.

“Duke pasur një sasi të tillë ndeshjesh, një, dy apo tri gabime, besoj se janë pak në gjithë këtë aktivitet. Pa përmendur këtu edhe rreth 75 ndeshje që zhvillohen nga liga amatore. Sigurisht, kjo s’do të thotë që ne nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë fort në vendimin tonë për të rritur sa më shumë anën profesionale të gjykimit.”
Rastet e Pukës dhe Delvinës janë tepër të freskëta, që gjithsesi, për presidentin Duka, ky fenomen i dhunës nuk parandalohet vetëm e vetëm me ndërhyrjen e FSHF së.

Pikërisht për ato që ndodhën në Pukë dhe Delvinë, për të cilat Disiplina dhe Apeli e thanë fjalën e tyre, presidenti i federatës kërkon sensibilizim gjithpërfshirës për të parandaluar këto dukuri: “E kam theksuar edhe herë të tjera, që fenomene të tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me bukurinë e lojës dhe mesazhin që të jep futbolli. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për këtë.

Dhuna është një problem kompleks, i cili për t’u “kuruar” mendoj se ka nevojë për pjesëmarrjen e shumë faktorëve dhe aktorëve. Pra, nuk mjaftojnë vetëm vendimet e komisioneve përkatëse, apo thjesht qëndrimi i FSHF së. Kërkohet një ndërgjegjësim kompleks nga të gjithë ata që marrin pjesë në aktivitet dhe u kërkohet mbarëvajtja e tij. Klubet, trajnerët, vetë futbollistët, forcat e rendit, sportdashësit, të gjithë së bashku duhet të punojnë më shumë në këtë drejtim. Sa i takon FSHF së, mesazhi ynë është i qartë:

Ne do të bëjmë maksimumin që të ruhet bukuria e lojës dhe futbolli të mbetet loja më e dashur dhe më e rëndësishme e shqiptarëve.” Si fazë e fundit e superligës, kreu i FSHF së ndalet edhe te kampionati kombëtar, ose te garat në tërësi, në pritje “ndoshta” të një tjetër finaleje, si ajo e 17 majit të kaluar.

“Sa i takon garës, mendoj se kampionati kombëtar i superligës (madje edhe ai i kategorisë së parë) për këtë edicion, ka pasur më shumë rivalitet dhe është bërë më interesant. Jo thjesht për faktin, që në krye janë tri skuadra që luftojnë për titullin kampion, por se rivaliteti ndihet në të gjitha shkallët e tabelës dhe rezultatet interesante nuk kanë munguar nga java e parë e deri tani që flasim.

Ajo që unë pres, dhe besoj se do të ndodhë, është që kampionati i sivjetëm të jetë në një shkallë më të lartë konkurrence dhe gare se ai i vjetshmi,” përfundon Duka. Kreu i FSHF së konstaton në këtë mënyrë një kampionat më shumë rivalizues, teksa beson te konkurrenca më e lartë deri në fund, kjo, sipas tij, edhe për faktin që rivalë për Dukën për titullin janë tre, që me klasifikimin aktual, bie të jenë Tirana, Vllaznia dhe Dinamo.

Burimi:Sporti Shqiptare

shum realli informacioni lale:)

Me ato qe thot zoti Duka jam dakort ,por nuk duhet te tregohet i ashper me kadegorin e pare,sic u tregua tani ne fund me terbunin,a e di zoti Duka se cfare ndodh me ekipet zingjir ,apo ato nuk jane ne planin e punes se tij ,a di zoti Duka se sa para paguhet per nje sportist te moshave ,nga familja,dhe po deshi te kaloje ne nje ekip tjeter duhet te paguash,a ndodh ne ndonje vend ku luhet futboll kjo gje,hidhni nje sy ketij problemi dhe na ktheni nje pergjigje.se si po ecen kampionati dhe kupa e shqiperise e dijme te gjith,pa desh te hy ne detaje .

shyqyr po ndalet dhuna se kisha frik me dale futbollist mas 2 vjetesh

Ne qoftese ndeshkimet nuk jane me te rrepta dhuna ne stadiume dhe kunder gjygjtarve do te vazhdoje vazhdimisht,por per mendimin tim dhe gjygjtaret duhen te penalizohen ne rast gabimi,sepse te gjithe kete gjurulldi e bejne vete gjygjtaret per mendimin tim .