Dy disfatat radhazi, Shqipëria humbet 11 vende në FIFA

Kuqezinjtë shqiptarë tani ndodhen në vendin e 91-të të renditjes së FIFA-s pasi dy humbjet radhazi u kanë kushtuar shumë

Nga vendi i 80, në vendin e 91-të. Një rënie të madhe prej 11 vendesh ka pësuar kombëtarja shqiptare e futbollit në klasifikimin e zyrtarizuar sot, nga qeveria e futbollit botëror, FIFA.

Shqipëria ka humbur me Hungarinë 0-1 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” dhe 4 ditë më pas ka pësuar një disfatë të thellë ndaj Danimarkës në Kopenhagen. Kombëtarja ndodhet tashmë në vendin e 91 me 399 pikë dhe larg rivalëve të të njëjti kalibër si Bjellorusi apo Slloveni.

Në majën e klasifikimit gjendet sërish Spanja e cila nuk njeh humbje që prej 31 ndeshjesh dhe vazhdon të jetë në formë edhe me trajnerin Del Bosque. Pas saj ndodhet Gjermania dhe Holanda. Për Brazilin vendi i katërt.