E ardhmja e racës njerëzore...? Të shkurtër dhe të shëndoshë si Danny de Vito...!

Raca njerëzore është ende në zhvillim dhe me kalimin e kohës duket se do ti ngjajë gjithnjë e më shumë Danny De Vito.

Që nga koha kur Charles Darwin formuloi teorinë e evolucionit 150 vjet më parë, shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë nëse procesi aplikohet ende te njerëzit. Evolucioni mund të jetë bërë për ne, por ne një pikë a e kemi ndalur atë? Kështu shkencëtarët dyshojnë se duke iu përshtatur ndryshimit të mjedisit – drejtuesi i përzgjedhjes natyrore – me zgjuarsinë tonë mund të kemi ndaluar vetëevolucionin.

Stephen Jay Gould, një biolog i respektuar thotë: “Nuk ka pasur ndonjë ndryshim biologjik të njerëzve në 40.000 ose 50.000 vjet. Çdo gjë që ne e quajmë kulturë dhe civilizim e kemi ndërtuar me të njëjtin trup dhe tru”.

Ndryshimet që lidhen me specien njerëzore e kanë çuar biologun evolucionist Stephen Stearns, docent në Yale University, për të parë evolucionin në një mënyrë radikale. Duke analizuar të dhënat e mbledhura në qytetin e Framingham, të Massachusetts, studiuesi u përpoq të provojë se si do të ndryshojë pamja jonë në brezat që vijnë.

Sipas studiuesit njerëzit janë ende në zhvillim dhe ndryshimet janë në një drejtim të habitshëm: “Ajo që kemi gjetur në lidhje me gjatësinë dhe peshën është se përzgjedhja natyrore do të reduktojë gjatësinë mesatare dhe do të rrisë peshën, informon eksperti.

Te pakten qenkan humoristik :smiley: se nga bukuria cop cop :slight_smile: