E keqja është mungesë e dashurisë!

Në një fakultet evropian, profesori vendosi që kohën e rregullt të ligjëratës së asaj dite, t’ia kushtoj një diskutimi të lirë me studentët. Ai pyeti:

  • “A krijoj Zoti çdo gjë që ekziston?”
    Në këtë pyetje të gjithë studentët njëzëri u përgjigjen pozitivisht.
  • “Çdo gjë?” - pyeti sërish profesori.
  • “Po,çdo gjë dhe gjithçka.” Ishte përgjigja e studentëve.
  • " Pra, me këtë logjik të konkludimit tuaj nënkuptohet se ai e ka krijuar edhe të keqen, apo jo”? – konstatoi profesori.
    Studentët u bënë të heshtur. Nuk kishte asnjë përgjigje për këtë pyetje. Ndërsa, nga ana tjetër, profesori mbeti i kënaqur në lindshmërinë e vërtetësisë së tij se Zoti dhe përgjithësisht religjioni janë vetëm MITE dhe asgjë tjetër. Por, pas një kohe të shkurtë, një student ngriti dorën dhe ju drejtua profesorit:
  • “Mund të ju pyes diçka, profesor?”
  • “Sigurisht ,” - ju gjegj profesori.
    -“A ekziston i ftohti?”
  • "Sigurisht që ekziston, kolegë i nderuar. A, nuk e keni ndjerë kurrë JU ndonjëherë të ftohtin, a?
  • " E kam nderë, por, në fakt, profesor, të ftohtit nuk ekziston! Sipas asaj që thonë studimet dhe zbulimet më të fundit në fizikë, ftohtësia është vetëm mungesa e nxehtësisë. Atë mund ta vërtetojmë nëse ndonjë objekt e ofrojmë burimit të energjisë dhe do të shohim se ajo ngrohet. Pra, pa ngrohje objektet janë inerte dhe nuk reagojnë, e kjo do të thotë se “të ftohtit” nuk ekziston. Pikërisht, ne, për të shpjeguar mungesën e nxehtësisë e kemi trilluar të ftohtit".
  • “Dhe, errësira?” pyeti në vazhdim studenti profesorin.
  • “Ajo thjesht ekziston.” – u përgjigj këtë herë i sigurt në vete profesori.
  • "Përsëri, ju gaboni, zotëri profesor! Errësira është mungesa e plotë dritës. Ne mund ta studiojmë dritën dhe shkëlqim, por kurrë errësirën. Prizma e Nicholsit tregon shumëllojshmërinë e ngjyrave të ndryshme në të cilat drita është e thyer në varësi nga gjatësia valore. Errësira është term që ne e kemi krijuar për të shpjeguar mungesa e dritës.”
  • Së fundi, student pyeti: " E, e keqja, zotëri profesor, a ekziston”?"
    Profesor në këtë rast ishte i heshtur.
    Studenti më pas vazhdoi:
  • “Zoti nuk e krijoi të keqen? E keqja është mungesa e Zotit në zemrat e njerëzve. Ajo është mungesë e dashurisë dhe e besimit në mes njerzëve. Dashuria dhe besimi janë si ngrohje dhe dritë, profesor! Ato ekzistojnë dhe pikërisht mungesa e tyre sjell “të keqen” mes nesh”
    Pas këtij konstatimi të studentit të tij, profesori mbeti i nemitur dhe nuk e hapi gojën më
    Ky student ishte: Albert Ajnshtajni.

woww sa me pelqeu :expressionless:
shum domethenese & e vertet !!!

ja dhe nje tjeter pak as hum si ajo siper

Jeta është sikur të pjekësh një tortë!


Djaloshi i vogël është duke i treguar gjyshes së tij se si çdo gjë është duke shkuar keq, -shkolla, problemet familjare, problemet me shokë etj. Ndërkohë, gjyshja është duke përgatitur tortën. Ajo po e pyet nipin nëse do të dëshironte një meze të lehtë e që natyrisht ai do ta dëshironte. “Ja, merr pakëz vaj të nxehtë.” ‘Uhh’, – tha djaloshi. “Ç’thua për disa vezë të paziera?” ‘Assesi gjyshe!’ “Apo do të dëshiroje miell?” Apo jo?! “Gjyshe, këto janë të gjitha të pështira!” – tha djaloshi. Gjyshja ia ktheu: – “E vërtetë! Të gjitha këto gjëra duken të këqija; por, kur vendosen të gjitha së bashku në rrugën e drejtë, ato bëjnë një tortë të mrekullueshme dhe të shijshme. Zoti punon në të njëjtën mënyrë. Shumë herë ne pyesim veten, – pse do të na linte të shkojmë nëpër këto kohë të vështira dhe të këqija!? Por,zoti e di se kur i vë këto gjëra në urdhërin e Tij. Ne vetëm duhet t’i besojmë Atij, dhe, përfundimisht, të gjitha këto do të bëjnë diçka të mrekullueshme.

Per ekzistimin e Zotit:
Albert Einstein

//youtu.be/HvhGeNzdRZA

Ky Alberti e mbyti fare :stuck_out_tongue: