E pabesueshme por e vërtetë! Një motor që mund… të vishet!!

Motoçikleta elektronike që lidhet rreth e rrotull shoferit të saj, duke u bërë një shtesë e tij, u dizajnua nga Jake Loniak, student në degën e dizajnit të makinave, në Art Center College of Design.

Është pjesë e filmave fantastiko – shkencorë, por bëhet edhe realitet, duke pasur si qëllim përdorimin në jetën e përditshme. Edhe pse krijuesi i saj deklaron se “nuk do të thoja që është një mjet për përdorim të përditshëm. Kjo është një motoçikletë sportive”.

Deus Ex Machina, motor i Zotit, për të cilin u interesua ekskluzivisht Yamaha, është një mjet një vendësh që parkohet… në këmbë. As nuk e nget dhe as nuk hyn në ndonjë kabinë. Thjesht e vesh dhe… largohesh.

Kjo “motoçikletë” lëviz dhe ndryshon formë duke përdorur 36 nyje hidraulike dhe “muskuj” që kontrollojnë pozicionin dhe prerjen e sistemit.

Performancat tejkalojnë gjithë pritshmëritë nga një mjet elektronik, pasi shpejtësia mund të shkojë nga 0 – 100 km për orë brenda 3 sekondave. Shpejtësia përfundimtare e tij arrin deri në 120 km/orë ndërsa motorri elektrik ndodhet në rrotën e pasme, ndërsa bateritë në shpinën e tij.

YYY sa i gjat ish ky artikull …
Ja ku jan ato qe ju interesojn me teper…fotot :smiley:

haha, i fort qenka :smiley:

pasi shpejtësia mund të shkojë nga 0 – 100 km për orë brenda 3 sekondave

Paska start te mire ky

dhe mbi te gjitha , ka nje mbrojtje goxha te lart ,…ne raste aksidentesh pershembull