Edhe Google bëhet me Like, e quan +1

[b]

Tani, edhe Google e posedon funksionin e ngjashëm me Like të Facebook. Përdoruesit mund t’i rekomandojnë rezultatet e kërkimit përmes butonit +1.

[/b]Sot gjatë ditës, Google e ka paralajmëruar funksionin e ri social, përkatësisht shërbimin i cili quhet +1, dhe i njëjti garon në mënyrë direkte me Facebook Like. Ky funksion tregon se cila është përmbajtja më e mirë e vlerësuar nga përdoruesi.
Fatmirësisht, Google sot është motori më i madh i kërkimit në botë, dhe këtë shërbim mund ta integrojë menjëherë në platformat e saj, dhe kështu i mundëson përdoruesit të saj një mundësi që të vlerësoj atë që pëlqen, përmes klikimit të butonit +1.
Për momentin, Google është burimi kryesor i trafikut të uebfaqeve në internet, duke sjell më shumë se 50 për qind të trafikut në një faqe të caktuar, ndërsa Facebook e bën këtë me vetëm 10 për qind, mesatarisht.
Aktualisht, funksioni më i ri i Google ofrohet vetëm si shërbim eksperimental, mirëpo sigurisht se planet e kompanisë janë që ta popullarizojë atë.

po duket qe po behen Facebook te ngjashem :stuck_out_tongue: