Edhe Missy Elliott do të adoptojë fëmijë

Këngëtarja e muzikës rep, Missy Elliot, planifikon të adoptojë një fëmijë, pasi që ka shumë frikë nga lindja natyrore.
Hitbërësja e këngës, “Get Ur Freak On”, për jetën private të së cilës shumë pak dihet, ka thënë se dëshiron të ketë familje, mirëpo ka frikë nga dhimbjet e lindjes.

“Unë i dua fëmijët, por mbase do të adoptoj. Nuk e di nëse mund ta përballoj dhimbjen të cilën e përjetojnë femrat gjatë lindjes së fëmijëve”, ka thënë Missy.