Eklips total i hënës të shtunën

[LEFT]

Banorë nga e gjithë bota, të shtunën, më 10 dhjetor, do të mund ta përcjellin zënien e tërësishme të hënës e cila më së miri do të vërehet në Azinë Qendrore e Lindore, Australi dhe në Havaje, ndërsa evropianët do të mund ta shohin më poshtë në lindje gjatë muzgut.
Eklipsi lunar do të fillojë në orën 11.33 (GMT) para dite dhe do të zgjasë deri në orën 17.30. Faza totale zënies së hënës do zgjasë 51 minuta.
Kjo zënie do të jetë zënia e fundit totale e hënës në vitin 2011. Zënia para kësaj ka qenë më 15 korrik.
Sivjet kanë qenë edhe katër zënie të pjesshme të hënës, më 4 janar, 1 qershor, 1 korrik dhe më 25 nëntor.
Zënia e ardhshme totale e hënës do të jetë në natën e 14 e 15 prillit 2014, ndërsa e pjesshmja në qershorin vitit të ardhshëm .
Gjatë këtij shekulli do të ketë gjithsej 85 zënie totale të hënës e më gjata do të jetë ajo e 27 korrikut të vitit 2018.
[/LEFT]

Ishalla eshte qielli pa re!

Shpresojmë se do të shihet edhe te ne.

Asnjeher nuk e kam par :frowning: