EKSKLUZIVE: Ja si u vodh Banka e Shqipërisë (foto/video)

//youtu.be/pFDjMqoHtlg

TIRANE - Për herë të parë transmetohen pamje të vjedhjes së parave nga thesari i shtetit në Bankën e Shqipërisë, të siguruara ekskluzivisht nga televizioni A1 REPORT.

Në sekuencat ekskluzive të A1 REPORT të shkëputura nga kamerat e sigurisë shfaqet Ardian Bitraj, duke vjedhur paratë në kasafortën e arkës stok (ku ndodhen paratë që ende nuk janë hedhur në qarkullim). Me tej ai del nga thesari i Bankës së Shqipërisë në Linzë me thasët me lekët e marra.

Ish-përgjegjësi i arkës stok në thesarin e Shtetit Ardian Bitraj, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe që ka pranuar se e ka kryer i vetëm vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari për plot 4 vjet, duket në këto pamje teksa hap me 3 çelësat kasafortën ku ndodhen lekët që do të asgjësoheshin. Në fakt, çelësat e kasafortës ku ruhet thesari mbahen nga persona të ndryshëm, por Bitraj shfaqet në këto pamje ekskluzive teksa hap i vetëm me të 3 çelësat kasafortën, ndërsa më herët ka futur edhe kodin për hapjen e saj.

(Ne foto, Ardian Bitraj duke hapur me 3 celesa kasaforten ku ndodheshin parate)

Pasi ka marrë paratë në kasafortë, në arkën stok ku ndodhen paratë që asgjësohen nga thesari i bankës së Shqipërisë, Bitraj duket teksa del me një thes të zi në dorë.

(Ne foto, Ardian Bitraj pasi ka vjedhur parate nga thesari, duke dale me thesin me leke)

Për vjedhjen e thesarit në Bankën e Shqipërisë janë arrestuar 17 persona, ndërsa hetimet për të zbardhur plotësisht mega-skandalin në institucionin më të lartë financiar në vend, vijojnë.

(Fotosekuenca ekskluzive të A1Report nga momentet e vjedhjes së Thesarit të BSH nga Bitraj)

(Në foto: Bitraj duke dalë nga Thesari i BSH, bashkë me Mimoza Bruzian)

Burimi: Shqiptarja.com

aman si beni dhe ju per 7 miliard lek :stuck_out_tongue:

Kur jan vjedhur ne banken e shtetit, imagjino çfare vjedhje eshte bere ne insitucionet e tjera te shtetit…

skam fjale!