Enciklopedi

ENCIKLOPEDI:12 JANAR

1519 - Vdiq Maksimiliani I, mbret gjerman dhe Perandor i Romës.
1580 - Lindi kimisti belg Zhan Babtist Van Helmont. Ai shpiku fjalën gaz dhe ishte kimisti i parë që mori pikën e shkrirjes së akullit dhe pikën e vlimit të ujit si standarde për temperaturën.

1591- Lindi Giuseppe Ribera, piktor spanjoll.

1628 - Lindi Charles Perro’, shkrimtar i njohur francez. Ai u bë i famshëm për përrallat e tij si “Macja me çizme”, “Kësulkuqja” dhe “Bukuroshja e fjetur”.

1773 - U ngrit në Çarleston, të Kalifornisë së Jugut, SHBA, muzeumi i parë publik amerikan.

1776 - Lindi piktori francez Kyro, i cili ishte mjeshtër i peizazhit. Veprat e Kyro-s ndodhen në muzeumet më të mëdhenj të botës si në muzeun e Bruklinit në New York, në të cilin gjenden edhe 2 portrete, njëri titullohet “Shqiptarja”, ndërsa tjetri i kushtohet vajzës së Ali Pashë Tepelenës.

1897 - Vdiq sër Isak Pitman, arsimtar britanik dhe shpikësi i sistemit të shkrimit me shkurtime (stenografisë).

1916 - U botua gazeta shqiptare “Vëllazëria” nga patriotët shqiptarë që jetonin dhe punonin në Vjenë. Ajo kishte gjithsej 110 numra deri në vitin 1918. Gazeta “Vëllazëria” trajtonte një tematikë politike, sociale dhe kulturore.

1924 - U botua në qytetin e Elbasanit gazeta “Ku vemi”, e cila trajtonte problemet më të rëndësishme të kohës dhe kryesisht atë të qeverisjes. Kjo gazetë u botua me 20 numra.

1970 - Një aeroplan Boing 747 “Xhambo” mbërrin në aeroportin Heathrow të Londrës, në përfundim të fluturimit të parë të provës nga Nju Jorku.

1990 - Rumania nxjerr jashtë ligji Partinë Komuniste. I pari vend i Europës Lindore dhe Traktatit të Varshavës që kreu këtë akt.

1996 - Trupat ruse mbërrijnë në Bosnje, në fillimin e operacionit të parë të përbashkët me trupat amerikane, në një zonë lufte, qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

1998 - Gjermania pranoi të krijonte një fond prej 200 milion markash, për kompensimin e 18 000 çifutëve, viktima të nazizmit në Europën Lindore.

2000 - Qeveria turke e koalicionit pranoi të shtynte varjen e udhëheqësit rebel kurd Abdullah Oçalan, derisa gjykata europiane e të drejtave të njeriut të studionte këtë çështje.

2001- Ish-shefi i KGB-së, Vladimir Semiçastni, një nga partizanët e heqjes së Nikita Hrushovit në vitin 1964, vdiq në Moskë në moshën 77 vjeçare.

2003 - Vdiq në moshën 53 vjeç, këngëtari Maurice Gibb, pjesëtar i grupit të famshëm australian të muzikës pop, “Bee Gees”. Maurice, Robin dhe Barry krijuan grupin “Bee Gees” në vitin 1958, në Brisbane, Australi. Grupi fitoi famë ndërkombëtare me këngën “Saturday Night Fever”.

1876 - Lindi në San Francisko të SHBA-së shkrimtari i njohur Xhek London, një nga shkrimtarët e spikatur të letërsisë amerikane. Krijimtaria e tij përfshin 15 vepra, si “Thundra e Hekurt”, “Martin Iden”, etj.

1951- Lindi Kirstie Alley, aktore amerikane, e cila ka luajtur në filmin “Kumbari i Fundit”, “Gabimi”, etj.

Koha Jone

Enciklopedi:19 Janar

1736 - Lindi inxhinieri skocez Xhejms Watt, i cili shpiku motorin me avull.

1806- Mbretëria e Bashkuar pushtoi Kepin e Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut.

1853 - U shfaq për herë të parë në Romë opera e kompozitorit italian Xhuzepe Verdi “Il Trovatore”.

1893- Drama "The master Builder"e Henrik Ibsen-it vihet për herë të parë në skenë, në Berlin.

1900 - Lindi në Luaras të Kolonjës mësuesi, shkrimtari, historiani, publicisti dhe shqipëruesi Skënder Luarasi. Veprimtaria e tij si publicist, dramaturg, linguist- poliglot përmblidhet në mbi 150 artikuj e studime në organet e shtypit e dhjetëra konferenca. Ai është krijuesi i monografive të njohura “Ismail Qemali”, “Isa Boletini” si dhe është shqipëruesi i veprave më të spikatura të letërsisë botërore si “Intrigë dhe dashuri”, e Shiler-it, “Mbreti Lir”, “Rikardi i Tretë”, të Shekspir-it etj.

1915 - U botua në Kostancë gazeta politike shoqërore, organ i shqiptarëve të Rumanisë “Flamur i Shqipërisë”.
Ajo vijoi me 24 numra deri në vitin 1916 dhe botohej në gjuhën shqipe dhe rumune. Botimi i saj ishte i rëndësishëm pasi mbrojti tërësinë tokësore të shtetit shqiptar, pasqyroi në faqet e saj veprimtarinë e atdhetarëve në Rumani si dhe letërsinë artistike.

1920 - Lindi Havier Perez de Kuelar, diplomat peruan, i cili u bë Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

1937- Hoëard Huges vendosi një rekord të ri në fluturimin ajror nga Los Angelos në Neë York, për 7 orë, 28 minuta e 25 sekonda.

1983- Shpallet i pari kompjuter personal Apple Lisa nga kompania kompjuterike Apple, me një faqe grafike për përdorim dhe një mouse lëvizës.

1995 - Në Çeçeni, forcat ruse ngritën flamurin tringjyrësh mbi pallatin e rrënuar presidencial të Groznit pasi e çliruan atë nga rebelët.

1996- Kryeministri socialist i Greqisë, Kostas Simitis, mori mandatin për formimin e qeverisë nga presidenti Kostis Stefanopullos.

1997- Shërbimi i Institutit Sizmiologjik të Akademisë së Shkencave regjistroi një termet me magnitudë LM- 4,1 (Shkalla e Rihterit). Epiqendra e tërmetit u lokalizua pranë qytetit të Beratit. Tërmeti u ndje, 5-6 ballë (EMS- 92) në Berat, 4-5 ballë në Elbasan, 4 ballë në Vlorë e Tepelenë dhe 3- 4 ballë në Tiranë e në Durrës.

****- Yasser Arafat rikthehet në Hebron pas më shumë se 30 vjetësh, ku i bashkohet festimeve me rastin e çlirimit të qytetit të fundit të Palestinës, Ëest Bank, nga kontrolli i Izraelit.

1998 - Filmat “Titanik” (“Titanic”) dhe “Aq i mirë sa duket” (“As Good As It Gets”) morën respektivisht në Los- Anxhelos çmimin “Globi i Artë” për filmin më të mirë dramatik dhe për komedinë më të mirë, dhënë nga Shoqata e shtypit të huaj, në Holliëood. Regjisori i “Titanikut”, James Kameron mori “Globin e Artë” si regjisori më i mirë.

2000 - Ministri i Jashtëm i Greqisë shkoi në Turqi në vizitën e parë në një nivel të tillë të lartë mbas 40 vjetësh. Ai tha se dy vendet duhet ta ruanin optimizmin duke zhvilluar me kujdes marrëdhëniet e tyre.

2001 - Avokati i pavarur, Robert Ray, heq dorë nga hetimi i tij ndaj presidentit Bill Clinton lidhur me çështjen Monica Lewinsky, pasi Clinton pranoi se kishte dhënë me dashje dëshmi të rreme.

2002- Michael Jordan, basketbollisti i famshëm amerikan, i cilësuar, më i miri i të gjitha kohëve, luajti ndeshjen e parë në Çikago, jo pjesëmarrëse në NBA.
<if>
<endif>19 Janari festohet në shumë shtete në Jug të SHBA-së si dita e Heronjve të Konfederatës së Texas-it dhe Tennessee-it, për nderimin e të gjithë të rënëve gjatë Luftës Civile në Amerikë.

1829- Shfaqet në skenat gjermane, premiera e Faustit, me autor gjeniun e letrave Johann Wolfgang von Goethe.

1999- Presidenti amerikan, Bill Klinton, në një fjalim të mbajtur përpara Kongresit, i kërkoi “me këmbëngulje” Sllobodan Millosheviçit që të “ndalë shtypjen brutale” ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe t’i “akordojë popullit kosovar autonominë që ai e meriton”.