Epoka e celularëve filloi para 38 vjetëve

Telefonat celularë gjatë 15 vjetëve të kaluara kanë bërë ndryshime të mëdha në jetët tona. Për disa ndoshta është interesant fakti se thirrja e parë përmes celularëve është kryer para 38 vjetëve. Kjo ka ndodhur më 1973.
Britaniku Martin Cooper, i cili konsiderohet si shpikës i celularëve, prototipin e tyre e përdori për herë të parë më 3 prill 1973 në rrugët e New Yorkut. Kalimtarët në atë kohë ishin të hutuar tërësisht, transmeton “Daily Mail”.
“Derisa po ecja rrugëve dhe flisja në telefon, njujorkezët ishin të habitur dhe të hutuar, pasi nuk besonin se kjo ishte e mundur. Në atë kohë nuk kishte telefona pa tela. Bëra disa thirrje, duke përfshirë edhe atë me një spiker njujorkez të radios”, tha Cooper 82-vjeçar.
Celulari i parë i Cooperit ishte 1.1 kg i rëndë, dhe sot do të konsiderohej “tullë”. Dhjetë vjet u deshën që Motorola të prezantojë më pas Dyna-TAC, celularin e parë celular, i cili filloi të përdorej më 1983. Ishte 453 gramë i rëndë, dhe kishte vlerën e 3 500 eurove.

Shum interesante falminderit :slight_smile:

Vertet ka ecur me hapa gjigande! :slight_smile:

pas telefonit me prekje, kushedi çfare na del :smiley:

Mos del me anten Reni ?

Se mos del i padukshem :smiley:

interesant pot e del nje i till

Ne japoni jan ber rroba qe kur ti veshesh dukesh i tejpashem diku rreth 40%(fal nje zbulimi te nje lloje Atomi i cili ka veti shume te mira qe ti absorbojn rrezet e drites) ende eshte ne fazen e pare
Nuk eshte e pa mundshme edhe kjo me telefon :slight_smile:

Samsung sta per lanciare i monitor trasparenti

Nuk jemi larg dhe per telefonat :slight_smile:

Vertete mahnitse kane ecur me hapa gjigante