Eranda dhe Rovena, mike edhe jashtë skenës

Kanë pak a shumë të njëjtën shtrirje në kohë të karrirerës së tyre si këngëtare, kanë marrë pjesë në shumë aktivitete ku kryefjalë është muzika, por edhe shumë çmime. Kanë patur një farë tërheqjeje për shkak të komercit të madh në muzikë duke u bërë më selektive në muzikën që bëjnë. Por ajo që është më e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se Eranda Libohova dhe Rovena Dilo vijojnë të pëlqehen dhe të kenë fansat e tyre. Të gjithë ata që duan një muzikë profesionale të kënduar nga këngëtarë profesionistë, padyshim që përmbushin dëshirat e tyre tek repertori i Rovenës dhe Erandës. Por mesa duket vajzat e famshme nuk e shohin aspak veten si rivale por ato janë mike dhe frekuentohen edhe kur ka pauza në aktivitete. Presim të shohim se cilat do të jenë të rejat që dy vajzat e talentuara (të cilat për koinçidencë janë edhe beqare) pasi publiku që i pëlqen mesi pret ritakohet me to.

Panorama Plus