Erkand Qerimaj, kampion Evrope ne shtytje

Erkand Qerimaj eshte shpallur kampion Evrope ne stilin e shtytjes per disiplinen e meshujve deri ne 77 kg.

Peshengritesi shkodran e mbylli baterine e ne kete stil me 190 kg, gje te cilen nuk e beri dot asnje peshengrites tjeter, duke lene pas gjithe kundershtaret ne evropianin e Bukureshtit. Ai tentoi te ngrinte 192 kg por deshtoi ne tentativen e trete qe i mundesonte edhe vendin e pare ne dygaresh. Vendin e dyte ne shtytje e zuri bjellorusi Charniak me 189 kg.

Ne shkeputje, Qerimaj ngriti 152 kg, ndersa bjellorusi 155 kg, duke e lene shqiptarin ne vendin e dyte. Ne dygaresh, Qerimaj grumbulloi 342 kg, duke mos ia marre dot vendin e pare bjellorusit Charniak, i cili regjsitroi ne total 344 kg. Ky eshte nje rezultat mjaft pozitiv per Qerimaj, i cili e konfirmoi veten si nje nga peshengritesit me te forte te kontinentit evropian.