Erupsioni i Diellit niset drejt Tokës (video)

Një shpërthim i fuqishëm diellor ka shkaktuar rrezatime të fuqishme valësh elektromagnetike, të cilat sipas ekspertëve janë nisur drejt Tokës.
I ashtuquajturi “Shpërthimi X” është më i forti i llojit të vet dhe mund të ndikojë sidomos tek mjetet e komunikimit në Tokë. Observatori i NASA-s që mbikqyr aktivitetin e Diellit regjistroi një vërshim të menjëhershëm e të vrullshëm rrezesh ultravioletë nga një njollë diellore.
Pas rizgjimit verën e kaluar nga një periudhë qetësie disa vjeçare, Dielli e ka rinisur me forcë aktivitetin e tij dhe tani thonë ekspertët, një re grimcash po udhëton drejt planetit tonë ku mund të shkaktojnë stuhi të forta magnetike.
Shpërthimi i përbindshëm, siç e quan BBC u regjistrua të hënën dhe drejtimi i tij është pikërisht për nga Toka. Shpërthimet e paparashikuara diellore mund të ndikojnë mbi teknologjinë moderne, duke nisur që nga rrjetet elektrike, sistemet e komunikimit e deri tek satelitët, transmeton TCH.
Një i tillë shkaktoi më 1972 një stuhi gjeomagnetike që dëmtoi të gjithë rrjetin e telefonisë për distanca të largëta në Illinois të SHBA-së. Në 1989 një tjetër stuhi e ngjashme, zhyti në errësirë 6 milion vetë në Kebek të Kanadasë.
Aktiviteti i Diellit pritet të vazhdojë për disa ditë.

//youtu.be/XVGcnmlXJ9M

Dje ne Berat ska pas internet te te gjithe vendin ndoshta ka qene kjo arsyeja :P:P:P:P

Akoma nuk ka ardhur :slight_smile: eshte rruges!

Gjithese mund te ndikoj tek moti!

Orët e ardhshme mund të ketë pengesa në telekomunikime

Rrezatimi nga shpërthimet dhe erupsionet më të mëdha të diellit tonë në katër vjetët e fundit pritet të arrijnë në Tokë brenda disa orëve.

Shkencëtarët thonë se ngjarje të tilla mund të bllokojnë valët e radiove apo të ndërhyjnë në komunikimin me satelit.

kto na bejn te besojm se ndoshta ne 2012…:expressionless:

per ty qe i beson 2012 po ndoshta, por keto qe i paraqita une jan shume te verteta,po te lexosh me lart eshte cekur qe ka ndodh edhe herave tjera nje fenomen i tille p.sh ne Illinois të SHBA-së ku ka mujt ta shef edhe ma i vogli njeri.