Essien shpreson në një sezon pa lëndime

Michael Essien shpreson që sezonet me lëndime të jenë e kaluar për të dhe në sezonin e ri të jetë i shëndoshë dhe t’i ndihmojë ekipit në realizimin e qëllimeve.
Mesfushori defansiv i Chelseat mungoi në më shumë se gjysmën e sezonit për shkak të problemeve me ligamentet. Por kjo tashmë është e kaluar dhe ganezi është i gatshëm për sezonin e ri.

“Është mirë që po bëj përgatitje të plota, personalisht mendoj se kam luajtur mirë dhe gjatë çdo ndeshje të ardhshme jam gjithnjë e më i përgatitur. Dy herë nuk kam filluar sezonet për shkak të lëndimeve, por i kam përfunduar ata. Të kaluarin e fillova mirë, por nuk e përfundova, andaj shpresoj që ky vit të jetë i mirë dhe të mbetem i pa lënduar dhe t’i ndihmoj ekipit të fitojë ndonjë trofe”, ka thënë Essien.