Eto’o nuk paguan 60 euro!

Samuel Eto’o është bërë protagonist i një skene të pabesueshme kohët e fundit.

Sulmuesi kamerunas i Interit është fotografuar nga ‘Daily Mail’ duke iu lutur një oficereje të policisë në Milano që sapo e kishte gjobitur.

Skena ka ngjallur kuriozitetin e kalimtarëve ndërsa shtypi është përpjekur të mësojë vlerën e gjobës për të cilën Eto’o ka diskutuar shumë gjatë.

60 euro! Kjo është shifra e cila të bën të qeshësh kur Eto’o fiton rreth 10 milionë euro në vit nga kontrata me klubin zikaltër të Milanos. Pa marrë parasysh këtu të ardhurat e tjera që vijnë nga sponsorët.

HAha bo e paska ulur veten ai

Sa me shume te ket njeriu me kurrnac eshte! Un ne ven te ketij kisha ftuar dhe per drek policet :slight_smile: plus dhurat per çdo fest!

Tjetri mer AMG! ptu

per ate protest e kisha dyfishuar gjoben :slight_smile:

Po ti siper me ke je, me ata apo me mu? :smiley: haha!

pajtohem me kete