Facebook,10 rregullat që duhen për një sjellje korrekte

Ajo që është gjithmonë e vështirë të flitet për Facebook-un, është pjesa e mirësjelljes dhe e ruajtjes së një kodi të veçantë rreth saj. Kjo pasi, në vetvete ky rrjet shoqëror, është konceptuar si një vend ku ju mund të bëni çfarë të doni. Megjithatë, duke pasur parasysh përhapjen globale të platformës dhe paqëndrueshmërinë e Rregullores së Privatësisë, duhet që të ndiqet të paktën një minimum i mirësjelljes. Ja një listë e 10 rregullave të sjelljes së mirë që do të ishte mirë ta respektonit …

1. Përdorni emrin tuaj të vërtetë dhe fotot tuaja reale.

Kjo më tepër për ata që e dini se do t’ju gjejnë lehtë. Nuk është korrekte të përdorësh identitet tjetër, pasi në këtë mënyrë krijon imazh të ndryshëm për personin që e mban atë emër.

2. Shtoni disa rreshta të prezantimit.

Kur ju pyesni dikë, bëni mirë të shtoni edhe disa rreshta të prezantimit. Pra, vetëm për të sqaruar se kush jeni apo pse dëshironi të bëheni mik me dikë.

3. Facebook nuk është një mur vajtimi.

Shmangni arsyen për t’u ankuar për çdo gjë, jo të gjithë miqtë tuaj janë bamirës.

4. Sintetikë, por jo të fshehtë.

Nuk rekomandohet që të jeni më shumë të fshehtë sesa duhet. Kjo mund të lindte dyshime prej bashkëbiseduesve.

5. Kini kujdes atë që shkruani ndaj një miku.

Ajo që ju shkruani do të shihet edhe nga të gjithë miqtë tuaj dhe miqtë e miqve tuaj. Prandaj, kujdes me ato që shkruani. Janë shumë sy që e shohin dhe e lexojnë …

6. Kujdes kur i bëni ‘tag’ dikujt.

Para se të bëni “tag”, paralajmërrojeni me një foto dhe gjithmonë me një mesazh privat.

7. Kujdes me reklamimin e një ngjarje.

Facebook është një mjet i madh promovues, por kërkon që të mos konsiderohet si një kuti postare, e mbushur me lajme.

8. Kujdes me krijimin e grupeve.

Nëse dëshironi të krijoni një grupi ose një fanpage, duhet që më parë të jeni të sigurt që nuk ka qenë tashmë e shpikur nga dikush tjetër. Mirë për të dhe për ju më shumë.

9. Shmangni tabelat e miqve tuaj.

Nëse nuk jeni aspak të interesuar për të mësuar në lidhje me pjekjen e bimëve në fermën tuaj, aq më pak nuk jeni me atë të miqve tuaj, prandaj eliminoni tabelat në Farmville.

10. Mos përhapni mesazhe tek të gjithë.

Përhapni mesazhe tek të gjithë? Më mirë mos e bëni këtë, do të keqkuptoheshit. Mesazhi mund të binte edhe në duart e gabuara …

e.t/NOA

Personalisht nuk eshte se jam shume e dhene pas facebook…por ato qe shkruhen me larte i respektoj…asnjehere nuk me pelqejne pseudonimet…dhe nese e kam hapur si adres…eshte sepse komunikoj me miqte kudo qe i kam…si person jam real…i urrej irealet…

te gjitha i kryej :stuck_out_tongue: