Facebook apo Sexbook?

Rezultatet e një ankete të para disa ditëve të cilën e ka bërë OnePoll.com tregojnë se ndikimi i Facebook në jetën seksuale të përdoruesve të saj është disa herë më i madh, në krahasim me atë që publiku ka supozuar.

Sipas të dhënave që janë gjetur në këtë hulumtim në të cilin janë anketuar më shumë se 2000 përdorues nga Mbretëria e Bashkuar, thuhet se 46 për qind e të anketuarve përmes këtij rrjeti kanë dërguar fotografi lakuriqe tek ndonjë përdorues tjetër, me të cilin ata nuk janë në lidhje.

Më shumë se 30 për qind e tyre e kanë pranuar se atyre ju pëlqen pornografia online, ndërsa rreth 17 për qind e tyre thonë se këtë e kanë bërë në shoqëri të partnerit të tyre.

Për më tepër, thuhet se çdo i dhjeti i anketuar ka pasur një lidhje romantike me një kolegë pune (duke iu falënderuar Facebook-ut), ndërsa mbi 10 për qind prej tyre janë përgjigjur pozitivisht në pyetjen: A keni pasur marrëdhënie seksuale me dikë që e keni njoftuar në Facebook? / Telegrafi /