Facebook burimi kryesor i provave për avokatët e divorcit

Nëse jeni në proces të shkurorëzimit nga bashkëshorti, atëherë bëni kujdes në Facebook. Kjo, pasi që gjithçka që ju mund të thoni në Facebook mund të përdoret kundër jush në gjykatë.

Më shumë se 4/5 e avokatëve të martesave të American Academy of Matrimonial Lawyers (AAML) thonë se numri i rasteve që i citojnë rrjetet sociale si burim të dëshmive është në rritje, në këto pesë vitet e fundit. Në këtë mes, gjithsesi Facebook mban popullaritetin më të madh.

Në fakt, Facebook është cituar nga AAML si “burimi kryesor i informacionit” nga 66 për qind e respondentëve. MySpace është në vendin e dytë me 15 për qind, ndërsa Twitter i treti me 5 për qind.

Telegrafi.com në vazhdimësi ka raportuar se si Facebook po përdoret nga bashkëshortët për të kuptuar për tradhtitë bashkëshortore, ose lidhjet romantike që ndonjëri nga partnerët i ka zbuluar në këtë rrjet social, mirëpo tani duket se kjo faqe është shndërruar në burimin kryesor të informacionit për avokatët që përgatisin lëndët për shkurorëzime. / Telegrafi /