Facebook do të blejë aplikacionin WhatsApp?

Një raport i publikuar gjatë fundjavës deklaroi se Facebook është në bisedime për të blerë aplikacionin e famshëm - WhatsApp.

Në gusht të këtij viti, WhatsApp ka raportuar se ka arritur të dërgojë më shumë se 10 miliardë mesazhe në ditë, gjë që e bën kompaninë interesante për tu blerë nga një gjigant i teknologjisë siç është sot Facebook.

Sot, WhatsApp është aplikacioni numër 1 në 114 vende të botës, dhe njëri ndër pesë aplikacionet kryesore në 145 vende.

Operatori mobil holandez, KPN kishte përmendur WhatsApp si një nga arsyet e rënies së trafikut të SMS-ve në fillim të vitit 2011.
Që atëherë, vëllimet e SMS-ve në shumë vende të botës janë në rënie. Rënia vjetore e vëllimit të SMS-ve në Spanjë ka arritur në 25 për qind verën e kaluar.

Burimi: Telegrafi

falas eshte ky WhatsApp?

Jo ky eshte me pagese! Viber eshte falas & per mendimin tim me i mire sesa ky!