Facebook do të implementojë teknologjinë PhotoDNA

Facebook do të jetë kompania e parë jashtë Microsoft që do të shpalos teknologjinë e tyre të quajtur PhotoDNA, duke shënuar në këtë formë një hap të madh drejt luftës kundër pornografisë së fëmijëve, gjë që konsiderohet e rëndësishme për shkak se rrjeti social në fjalë ka një bazë të gjerë të përdoruesve dhe është e prirë për të pasur telashe të këtij niveli.

PhotoDNA, që është zhvilluar nga Microsoft në bashkëpunim me Darthmouth College, refuzon një lloj nënshkrimi digjital të një fotografie të cilën ajo e gjen dhe e identifikon me versione të njëjta imazheve të caktuara që janë online. E kohë më parë Microsoft ka dhënë si donacion teknologjinë PhotoDNA tek Qendra Nacionale për Fëmijë të Humbur dhe të Keqtrajtuar në SHBA.

“Ne shpresojë se adoptimi i teknologjisë PhotoDNA nga ana e Facebook do të shpërbejë si një amortizator për shërbimet tjera online, që të shfrytëzojnë këtë mundësi përmes programit PhotoDNA dhe në këtë formë të hulumtojnë mundësitë e reja drejt ruajtjes së origjinalitetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut” u shpreh Bill Haon, një këshilltar i lartë pranë njësisë së krimeve digjitale të Microsoft.

Harmon thekson se Microsoft ka integruar PhotoDNA në Bing dhe SkyDrive, duke identifikuar “imazhe të tmerrshme në shërbimet tona të cilat në raste tjera asnjëherë nuk do të ishim në gjendje t’i gjejmë”. Ai shton se “Deri më sot, ne kemi evaluuar më shumë se 2 miliard imazhe në shërbimet tona duke përdorur nënshkrimet PhotoDNA të ofruara nga NMEC, duke na shtyrë drejt identifikimit të më shumë se 1,000 ngjashmërive në SkyDrive dhe 1,500 ngjashmërive në indeksimin e fotografive në Bing”.

Facebook do të mbajë një konferencë në kohë reale të premten në lidhje me implementimin e teknologjisë PhotoDNA, ndërsa më poshtë mund të shihni edhe një grafikë që tregon sesi funksionon teknologjia. /pcworldalbanian