Facebook do te perdori pseudonime per VIP-at

Duke u ndikuar nga rrjeti Twitter, Facebook do të fillojë të lëshojë etiketimin “llogari e verifikuar” për përdoruesit e vet më të popullarizuar. Duke filluar nga dita e djeshme, faqja filloi të testojë një sistem që ua mundëson njerëzve me një numër të madh të abonentëve që të japin një ID nga qeveria për të vërtetuar që ata janë pikërisht ata që thonë se janë.

“Ky përditësim e bën madje më të lehtë për abonentët për të gjetur dhe për të qenë të lidhur me gazetarët, ngjarjet dhe figurat e tjera publike me të cilët ata duan të lidhen,” tha një zëdhënës nga rrjeti Facebook në një letër elektronike. Sapo të bëhet verifikimi, një përdorues do të jetë në gjendje që më dukshëm të paraqesin një emër tjetër (pseudonim, emrin e beqarisë, rreshti i parë, etj.) në vijën kohore përveç emrit të tyre të vërtet.”

Për dallim nga Twitter, Facebook iu ka kërkuar përdoruesve që të regjistrohen me emrat e tyre të vërtet.

Twitter, që ua mundëson përdoruesve që të përdorin ndonjë nofkë që ata duan, ka poseduar “llogari të verifikuara” qysh sa kohë për figurat publike për t’i dalluar njerëzit e vërtetë dhe cicërimet e tyre nga imituesit. Deri në një kohë Twitter ua lejonte përdoruesve që ta kërkonin këtë verifikim, ndërsa tani faqja vendos vetë nëse duhet apo nuk duhet një përdorues ta marrë shenjën për verifikim.

Burimi:

PCWorld Albanian

Sa mire…me mire keshtu…se na mbyten genjeshtaret!

emo … :S

Shqiptaret i hapin 500mije faqe te 1 VIP-it vetem sa te bejne fansa … :S

Filluan pergjimet e ktu , edhe ne msn nuk ka pse ti kerkoj kto gjera, po lere se dhe ne do i japim te vertetin