Facebook e rregjistron fjalën "Face"?



Aaron Greenspan nga Hacker News thotë se Facebook së shpejti do ta patentojë fjalën “Face”. Madje, thuhet se lidhur me këtë, zyrtarët e këtij rrjeti social kanë marrë edhe një “Njoftim mbi Lejimin” nga Zyra Amerikane për Patenta dhe Marka Tregtare.

Kohëve të fundit, Facebook është angazhuar fuqishëm që t’i sanksionojë kompanitë e ndryshme të cilat synojnë që ta marrin ndonjë emër të ngjashëm me faqen e tyre.

Njëri prej shembujve më të fundit është faqja me emrin – Lamebook, të cilës tashmë i është bllokuar qasja në rrjetin më të madh social në botë.

Nëse Zyra e Regjistrimit të Markave Tregtare në SHBA e lejon këtë kompani që të patentojë një fjalë aq të zakonshme, si “fytyra” atëherë kjo edhe zyrtarisht e konfirmon ndikimin që Facebook e ka tek njerëzit dhe qeveritë e botës, të cilat me sa duket nuk bëhen pengesë e një rrjeti që ka më shumë anëtarë se sa që SHBA-të kanë popullsi. / Telegrafi /

Ishalla nuk ja pranojne, se do jete vertet kulmi! Te marresh gjobe, se fjala face eshte e rregjistruar! mah! Un po rregjistroj KISS, dhe ishalla shof njeri te puthet pa marr leje! se keshtu i bie!