Facebook është numër 1, për 2010!

Facebook tani është shndërruar në faqen numër një në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vitin 2010. Të paktën kështu thuhet sipas raportit të nxjerrë së fundmi nga Experian Hitwise.

Me tri variacione tjera, Facebook përsëri është në mesin e 10 termave më të kërkuar, duke u radhitur i dyti me “facebook login”, i gjashti me “facebook.com” dhe i nënti me www.facebook.com.

Në anën tjetër, “facebook” është fjala më e kërkuar në internet, për dy vjet me radhë, ndërsa “facebook” merr rreth 2.11 për qind të të gjitha kërkimeve në motorë të ndryshëm të kërkimit online.

Trafiku vjetor i rrjetit më të madh social në botë është rritur për 55 për qind në tregun amerikan, vetëm gjat vitit të kaluar, ndërsa nuk ka asnjë shenjë që tregon se popullariteti i kësaj faqeje është në rënie.

Disa nga faqe tjera që kanë arritur majat e kërkimeve në internet, përfshijnë edhe faqet si , Craigslist,MySpace, eBay, Yahoo dhe Mapquest.