Facebook “forcon gardhin” e sigurisë

Rrjeti i njohur social Facebook është në fazën e forcimit të masave të sigurisë pas sulmeve që ndodhën në profilet e Presidentit të Francës Nicolas Sarkozy dhe vetë shefit të Facebook, Mark Zuckerberg.

Masa kryesore lidhet me shmangien e rrezikut nga malvvare që mund të përdoren për të mashtruar me identitetin e userave.

Një tjetër masë është futja në përdorim e navigimit me “https” e cila mbron protokollet e akaunteve nga ekspozimi i mundshëm.

Ky është një sistem i ngjashëm me atë që përdorin bankat apo agjencitë e transfertave për pagesat online.

Ekspertët kanë thënë se futja e teknikës “https” mund të rrise sigurinë e pasvvordeve por do të ndikojë në ngadalësimin e disa aplikimeve siç janë lojërat.

Vetë Mark Zuckerberg ka bllokuar në profilin e tij, mundësinë që miqtë apo vizitorët ti dërgojnë e-mail atij në adresën zyrtare. / lajmifundit /

Keshtu kan then gjithmon