Facebook, hakersi rus vjedh 1.5 milionë llogari

[b]

Një hakers rus i quajtur “Kirllos” ka arritur të hyjë në bazën e të dhënave të rrjetit Facebook duke vjedhur 1.5 milionë profile të cilat i ka nxjerrë në shitje.
[/b] Pasi ka arritur që të penetrojë me sukses brendësi të serverave ai vodhi profilet duke i nxjerrë në shitje me një cmim të kripur. Deri tani ka arritur të shesë 700 mijë prej tyre. Këto profile mund t’u jenë shitur keqbërësve të tjerë, të cilët mund t’i përdorin për transferta parash apo për sulme të tjera ndaj blogut të famshëm.

Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, hakersi rus ka në dorë 1 në 300 profile. Shitja e 1000 profileve me më pak se 10 kontakte është bërë për 25 dollarë, ndërsa kontaktet me një numër më të madh miqsh janë shitur më shtrenjtë. Sipas sistemit të sigurisë, Symantec, profilet e përdoruesve shiten në tregun e zi për 1-20 dollarë.

Më duket se do e mbyllim fare Facebook. Megjithatë e kemi kokën të qetë sepse lekët i kemi të sigurta. :smiley:

Ishalla e mbyllin :),por sma merr mendja.

po keta qe i blejne perse ju duhen profilet?:confused:
vetem po qe ndonje ka vene llogari bankare aty se perndryshe po rrime gjith diten ne pc krijojme profile dhe i shesim pastaj.:eek:

jo more nuk e mbyllin facebook per nje vjedhje por tashme e shtojn ma shume siguri kunder hackerave