Facebook heq opsionin "gjeni miqte afer jush"

Aq shpejt dhe qete qe u prezantua, poashtu edhe u hoq ky opsion i ri nga Facebook i quajtur “gjej shoket qe ke afer” (eng. find friends nearby). News.com raportoi sot se rrjeti socjal e ka ndaluar karakteristiken e re sot heret. Nje zedhendes i Facebook nuk deshi te komentoje asgje ne lidhje me ket.

Facebook e shtoi karakteristiken e re e cila me emrin origjinal quhej “Friendshake”, fundjaven e kaluar per te dyja, web dhe mobil versionet e sherbimit. Ajo i lejonte perdoruesit te gjejne shoke ne Facebook apo ndonje shok tjeter nese ata ndodheshin afer ne lokacion. Por nje kompani e akuzoi Facebook-un qe ai po i vjedh idete e tyre. Charles Sankowich, CEO i Kompanise Friendthem tha qe ata e kishin idene para Facebook. Sankowich tha per News.com se Inxhinjeri i Facebook, Ryan Patterson ka konfirmuar qe karakteristika e re ishte nga nje tjeter kompani, por qe edhe ata kishin vjedhur materialet e markes tregtare te Friendthem.com. Sankowich gjithashtu tha se kishte diskutuar me kompanine e tij dhe nje ekzekutiv pa emer te Facebook ne Shkurt.