Facebook, i pari edhe me biznes

Facebook i ka tejkaluar kompanitë si Yahoo dhe eBay edhe sa i përket vlerës tregtare, thuhet në një studim të bërë nga Nyppex.

Në këtë studim thuhet se firma e Mark Zuckerberg tashmë vlen 41.2 miliardë dollarë, ose shumë më shumë bizneset tjera të internetit, siç janë LinkedIn, Twitter, Zynga ose GroupOn.

Përveç kësaj, Facebook është njëra ndër kompanitë me rritjen më të shpejtë edhe sa i përket vlerës neto të kompanisë, thuhet në të njëjtin studim.

Mirëpo, rrjeti social i cili e ka “pushtuar” botën, mbetet prapa gjigantit të internetit – kompanisë Google (vlera e parashikuar – 149 miliardë dollarë) apo platformës së tregtisë elektronike Amazon (73.5 miliardë dollarë).

Sipas Nyppex, vlera aktuale e eBay dhe Yahoo është 32.8, përkatësisht 18.4 miliardë dollarë.

Ndërsa, biznesi i shumë-përfolur kohëve të fundit, GroupOn, ka pasur një rritje prej 303 për qind, dhe vlera e tij është ngritur në 3.6 miliardë dollarë, ndërsa Twitter mbetet pas me 2.1 miliardë dollarë vlerë tregtare. / Telegrafi /

Facebook i shtriu rrenjet mir .
Si ka ardhur koha Cuni nuk i thot me goces ma jep pak Nr e celit po , Me bej Frends ne facebook :smiley:

Fjaleve te personit me siper i shtoj vetem dicka :

//youtu.be/8FsSCGyrK6Q
:smiley:

hahaha MAJDI ke plotesisht te drejte :smiley: