Facebook ka zgjeruar tregun e Anti-Viruseve duke shtuar edhe tete partnere te rinje

Facebook sot ka zgjeruar tregun e Anti-Viruseve duke shtuar edhe tete partnere te rinje,- Avast, AVG, Avira, Kaspersky, Panda, Total Defense, dhe Webroot. Zgjerimi i sotem i lejon perdoruesit te shkarkojne software-t anti-viruse nga keto tete kompani, krahas me aplikacionet e sigurise nga partneret ekzistues si McAfee dhe Symantec. Partneret e rinje gjithashtu do te shtojne listen e lidhjeve te zeza ne databazen e Facebook e cila skanon me perparesi triliona lidhje qe kane permbajtje me qellime keqberese.

Tregu i Anti-Viruseve i leshuar me pese Kompani partnere, Microsoft, McAfee, Sophos, Symantec, dhe Trend Micro, ne gjashte muajt qe pasuan ka terhequr me shume se 30 milion perdorues. Me zgjerimin e koalicionit te vet, Facebook shpreson qe t`i beje sistemet e veta automatike te sigurise edhe me te forta, duke nxitur besim me te madh ne mes perdorueseve te vet.

“Siguria efektive duhet te jete nje perpjekje bashkepunuese” tha Kompania ne nje post ne blog. “Duke shtuar keto partnere te rinje tek familja e sigurise se Facebook, jemi te sigurte qe mund te mbajme komunitetin tone te mbrojtur edhe me mire nga kercenimet ne Facebook dhe ndokund tjeter ne web”.

Tregu i Anti-Viruseve eshte nje nder disa vecori sigurie qe Facebook ka inkorporuar ne muajt e fundit. Ne korrik, faqja paraqiti “postbllokun e sigurise” i cili i lejon perdoruesit qe te skanojne vullnetarisht kompjuteret e tyre per malware dhe ne Gusht leshoi nje e-mail adrese te dedikuar e cila e ben me te lehte raportimin e lidhjeve qe kane te bejne me phishing (peshkim, vjedhje te fjalekalimeve apo te te dhenave te perdorueseve).