Facebook lanson profilet e reja

Ka ndodhur më shpejtë se sa që është pritur realisht! Funksioni i ri i përmirësuar i Facebook Profile Pages tashmë është i gatshëm për testim.

Për risinë e ofruar, Facebook ka zgjedhur një formë interesante për t’i njoftuar përdoruesit, pasi që lajmi i dhënë është bërë publik përmes rrjetit social për mikro-blogje – Twitter, disa orë pasi që themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ishte paraqitur në emisionin 60 Minuta.

Sipas njoftimit të Facebook, thuhet se funksioni i freskuar i Pages (faqet) do të fillojë prej nesër, mirëpo duket se kjo mundësi ofrohet edhe sot.
Të gjithë ata që duan ta aktivizojnë këtë opsion, duhet që të klikojnë sipër njoftimit të rrjetit të tyre social, për të aktivizuar faqen e tyre, e cila tashmë vjen me mundësi të reja, duke përfshirë edhe faqen e ri-dizajnuar të informatave personale, më shumë fotografi, interesimet e përdoruesit të shfaqura si imazhe, marrëdhënie më të detajuara dhe shumëçka tjetër.

Nuk me duket nje ide e mire te nderrosh dezajnin e faqes cdo vit…Shume perdorues, sapo mesohen me komandat e njerit profil, vjen versioni i ri dhe kjo i le pak si te “zhgenjyer” kur i shfaqet…
Megjithate, ky eshte mendimi im. Mark Zuckerberg e di me mire se une, jo me kot ka mbi 500 milion perdorues ne rrjetin social te tij…:smiley:

Dhe un mendoj se eshte nej gabim pasi tani sa u mesuam dhe direkt do te kaljm tek dizanj tjeter , per disa do te jet e veshtir dhe e merziteshme , por sa te mesohen :smiley: