Facebook Messages gati për të zënë vendin e e-mail

Gjersa popullariteti i e-mail po vazhdon të jetë në rënie, Facebook Messages duket se po bëhet gati për zënë vendin dhe për të fituar edhe zyrtarisht dominimin në komunikimin online.

Facebook është ende në proces të paraqitjes së aplikacionit të saj Messages, por në bazë të disa studimeve të bërë së fundi del se veçoria e rrjetit social për mesazhe veçse është e renditur në një pozicion të mirë. Një studim i bërë nga comScore ka shpalosur se e-mail me bazë në ueb është duke humbur popullaritetin e saj, duke pësuar një rënie prej 8 për qind gjatë vitit të kaluar. Natyrisht, 12 deri në 17 vjeçarët ka gjasa të jenë të parët që kanë larguar prej vetës sistemin arkaik të komunikimit, e pas tyre paraqiten grupmoshat 18 deri në 24 vjeç, si dhe 25 deri në 34 vjeç të cilët duket se janë futur në këtë renditje me një ndikim më të theksuar.

Sistemi i mesazheve pranë Facebook ka nuk do të jetë një vrasëses i e-mail por thjeshtë po kërkon të paraqitet si një zëvendësim i tij. Gjersa më shumë e më shumë konsumatorët të moshave të ndryshme po tentojnë të largohen prej e-mal në pajisjet tjera të komunikimit (mesazhe të çastit, rrjete sociale, dhe SMS), ka mundësi që një platformë “e-mail” me bazë në ueb të arrij suksesin e duhur. Dhe këtu duket se qartë sinjalet tregojnë kah Facebook… /pcworldalbanian

ky facebook-u po i zevendesoka gati te gjitha … sh flm per kte informacion :slight_smile:

Po prap me E-mail nuk krahasohet

Shume i mire ky sherbim,por e keqja qenka se shqiperia nuk qenka ne liste me Facebook e-mail.

Mendoj se do jete suksesi i radhes i Facebook ky sherbim…

sen i mir, po me e-mail nuk krahasohet sic tha edhe MAJDI :slight_smile:

Mesazhe e facebook spo i marr vesh! O bej upgrade per te gjithe o per asnje!
Dikush te dergon msg ne chat, te vjen si mesazh! Ti i pergjigjesh si mesazh atij nuk i del ne chat? ateher çu kuptua!

po ket sen e kam vrejt edhe un ReniX edhe ket si e-mail nga facebook dmth @facebook.com nuk e kam pare ende?