Facebook Messenger vjen edhe në desktop

Rrjeti social Facebook ka njoftuar dje se do ta lëshojë versionin e Messenger për desktop dhe shfletuesit e internetit, për ta bërë më të lehtë komunikimin me miqtë dhe të afërmit, pa u lodhur dhe u penguar në këtë proces nga pajisjet mobile.

Natyrisht se për tu qasur në shërbim ju duhet një llogari por shërbimi do të jetë i ndarë nga faqja kryesore e rrjetit social.

Facebook Messenger për desktop duket njëjtë sikurse aplikacioni mobil, vetëm se është më i madh, por në këtë version mund ta merrni njoftime dhe t’i heshtni bisedat brenda shërbimit.

Brenda këtij versioni të shërbimit ju mund edhe të dërgoni ngjitësa, fotografi dhe emoji. (Telegrafi)

Nuk eshte ndonjegje e re, por te shohim si do e integroj me sherbimet e tjere. Pagesa-trasferta parash etj!

per mendimin tim kjo ishte levizje koti! Pse u dashka te hapim messenger.com kur e hapim fare thjesht facebook.com dhe kemi chat, news feed etj… Ne 1!?