Facebook parashikues i zgjedhjeve ?

E shtrirë pothuajse në të gjitha fushat, media sociale tashmë po zgjat duart edhe drejt politikës.
Deklarata e dhënë nga Facebooku se “ne e kemi parashikuar kohë më pare fituesin e zgjedhjeve të SHBA”, ka ndezur diskutime të shumta në Amerikë dhe në botë, transmeton Start. A është e mundur të parashikohen rezultatet e zgjedhjeve duke parë popullaritetin e politikanëve në Facebook?
Sipas deklaratave të kompanisë Facebook, në zgjedhjet e realizuara me 2 nëntor në SHBA, 12 milionë njerëz kanë klikuar versionin “votova”. Ky numër përfshin pothuajse dyfishin e pjesëmarrjes në votime të zgjedhjeve të vitit 2008.
Por më e çuditshmja është qëndrimi i prerë i Facebook-ut në përcaktimin e fituesve të zgjedhjeve nëpërmjet popullaritetit të tyre. Ndërkohë që në zgjedhjet partiake 74 për qind e kandidatëve që kishin pasur më shumë fansa në Facebook kishin kaluar rivalët e tyre, në senat arritën të hyjnë 81 për qind e kandidatëve që kishin më shumë fansa.
Duke kërkuar një përputhje të drejtë në mes simpatisë ndaj kandidatëve me popullaritetin e tyre, Facebooku në këtë mënyrë hapi një diskutim të ri. Po a ndikon numri i fansave të politikanëve në Facebook në votën e zgjedhësve? Përgjigjen e kësaj pyetjeje do e tregojë koha vetë.