Facebook rritet por Google nuk bie!

[b]

Facebook referon një sasi të madhe të trafikut në uebfaqet e ndryshme, mirëpo kjo nuk do të thotë se në këtë segment, Google është në rënie.[/b]

Për më tepër, Google ende mban pozitën e parë si burimi kryesor i trafikut në internet me 74 për qind, ndërsa pjesëmarrja e këtij motori të kërkimit në referime është rritur për 69 për qind, thotë një raporti i bërë nga Citigroup.
Mirëpo, gjiganti i kërkimeve në internet duket se është duke humbur pjesëmarrjen e saj në mesin e mediave online, por kjo rënie është më e vogël sa i përket mediave digjitale të cilat merren me shëndetësinë.
Sipas përfaqësuesit të Citigroup, Mahaney thuhet se ekziston një korrelacion mes rënies së Google dhe ngritjes së Facebook, dhe kjo sa i përket rrjetit të blogjeve online të cilat janë pjesë e Glam Media.
Në këtë mes, pjesëmarrja e Google ka rënë nga 17 në 13 për qind, ndërsa në të njëjtën kategori Facebook është ngritur nga 5 në 9 për qind.
Megjithatë, raporti i Citigroup nga disa analistë shihet si tendencioz, dhe për të krijuar një opinion rreth kësaj çështje ne duhet të kemi edhe parametra tjerë për të matur rënien apo ngritjen e ndonjërës prej shërbimeve të lartpërmendura

Po disa per te shkruar ne facebook shkruajn ne google facebook :stuck_out_tongue:

Facebook te rritet sa te doj, por Google eshte monopol! Interneti nuk eshte vetem social!

shum esht duke u ritur facboku

Si Google dhe Youtube nuk do ti humb vlera kurr…!