Facebook sërish ndanë stokun, tani 5 me 1

Facebook në mënyrë formale ka ndarë stokun e saj në një raport prej 5 me 1 në ditën e premte, në një lëvizje të dizajnuar për të mbajtur të ultë çmimin e aksioneve individuale, pasi që kërkesa në tregjet sekondare për kompaninë private Facebook është duke u rritur.

“Arsyeja është se stoku është rritur dukshëm qysh prej ndarjes së fundit, dhe kjo na lejon që të sjellim një bashkësi të ngjashme të çmimeve sikurse kompanitë tjera private” tha zëdhënësi i Facebook Jony Thaw për CNET. “Kjo na lejon që t’i epim secilit grante më të mëdha të njësive të stokut pa rritur dallimet mes aksionarëve”.

Në gjashtë vitet e Facebook, kjo është hera e tretë që kompania ka bërë një ndarje të aksioneve të saja, pas ndarjes 4 me 1 në korrik të vitit 2007 dhe të një ndarjeje tjetër në tetor të vitit 2007. Ndarja e aksioneve nuk është një praktikë e pazakonshme, duke konsideruar se kur çmimet individuale të aksioneve rriten shumë kjo mund të limitojë rritjen e tyre. Një çmim më i ultë i aksioneve mund të bëjë stokun më të lehtë për tu qasur edhe nga investitorët më të vegjël.

Kompania gjithashtu ka modifikuar strukturën e saj të stokut gjatë vitit të kaluar, me një sistem të fuqishëm me klasa të dyfishta, që ishte një lëvizje që u quajt si një tentim për tu përgatitur para daljes publike. Një raport këtë verë sugjeroi se një IPO (apo futje në burs) nuk do të ndodhë deri në vitin e ardhshëm, dhe raporti nga Reuters ditën e premte shtoi edhe një vit, duke sugjeruar se Facebook nuk do të paraqitet në bursë para vitit 2012. /pcworld.al