Facebook te lansoje App Center te veten

Facebook se shpejti do te lansoje App Center e vet per shkarkime. Sot kompanija e beri publik kete lajm ne nje postim ne Blog, dhe ajo do te quhet App Center. Facebook tha se dyqani online do te jete ne dispozicion per te gjith ne jave ne vijim. Ajo do t`i perkrahe pajisjet me Android dhe iOS, sidhe perdoruesit e PC-ve ne web.

Facebook po kerkon per zhvillues te aplikacioneve, per t`i krijuar ato sikurse Apple ne iTunes dhe Google ne GooglePlay. Kur nje aplikacion te krijohet, Facebook dhe zhvilluesit e tij, duan te jene ne gjendje qe ta mbikqyrin ate, duke pare se sa popullaritet do te kete ai, dhe sa perdorues do ta perdorin ate. Facebook gjithashtu tha se ne App Center do te kete aplikacione qe perdoruesit i perdorin me se shumti neper pajisjet e tyre. Aplikacionet te cilat nuk marrin vleresime nga perdoruesit, apo nuk i afrohen vijes se kualitetit te mire, do te fshihen nga lista.

Edhe pse duket qe Facebook me App Center po ben ndonje kompeticion me Apple dhe Google, kjo nuk eshte ashtu. Facebook thot qe nese nje aplikacion per telefon kerkon instalim, atehere perdoruesit do te drejtohen ne faqen ku mund ta shkarkojne ate nga App Store apo Google Play. Me rreth 900 Milion perdorues ne te gjith boten, Facebook App Center e sheh si nje rruge tjeter per perfitimi nga abonentet e vet. Zhvilluesit e aplikacioneve kane nje audience te re dhe te madhe prej te ciles mund t`i shesin krijimet e tyre.