Facebooku, shkak divorcesh në SHBA

Një studim i realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bën të ditur se një nga pesë shkaqet e divorceve në vend është rrjeti social Facebook.

Sipas studimit të bërë nga Akademia e avokatëve amerikanë për divorce, në krye të shkaqeve të divorcit radhiten mesazhet e flirtimit dhe fotografitë në Facebook.

Krahas kësaj, në studim theksohet se në shumicën e rasteve të divorcit Facebooku ka ndikuar në lidhjen ose vendosjen e kontaktit me ish-të dashurit me të cilët kishin vite pa u takuar.

Avokatët bënë të ditur se Facebooku është burimi kryesor i provave në rastet e ndarjeve, i ndjekur më pas nga Myspace dhe Twitter.

Edhe aktorja Eva Longoria, e njohur në telenovelën “Shtëpiaket e dëshpëruara” ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj, basketbollisti Tony Parker për shkak të komunikimit të tij me një grua në Facebook, transmeton gazeta Start.

Facebook ka shum ane pozitive por dhe shum negative