FBI arreston cracker te LulzSec

Tre krerët e grupit të piratëve informatikë, “LulzSec” (Lulz Security) të dyshuar për një sërë krimesh kibernetike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfunduan në prangat e FBI-së.

Tre anëtarët ranë në pranga, pasi njëri prej bashkëpunëtorëve të tyre, vendosi të bashkëpunonte me hetuesit federal. Ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda të ngritura nga hetuesit federalë. Dosja e plotë pritet të publikohet për mediat pas verifikimeve të mëtejshme.

“LulSec” ka marrë përgjegjësinë për një sëri sulmesh të ashtuquajtura “të profilit të lartë”. Pre e tyre kanë qenë servera të institucioneve dhe administratës amerikane, madje dyshohet se ata kanë mundur të futen edhe në vetë kompjuterat e FBI-së dhe se kanë tentuar të marrin nën kontroll kompjuterat e CIA-s.

Grupi “LulzSec”, mendohet se ka lidhje me grupin tjetër të piratëve informatikë, “Anonymous”. Këta të fundit, muajin e kaluar publikuan një bisedë telefonike tepër konfidenciale mes agjentëve të FBI-së dhe atyre britanikë, ku po diskutohej pikërisht lufta ndaj krimit kibernetik.

FBI dyshon se biseda është përgjuar nga “LulSec”, që për të humbur gjurmët ka publikuar të dhënat në emër të “Anonymous”.

Burimi:

TOP CHANNEL

e prisja qe me tradheti do perfundonte kjo gje (si gjithnje)

i punesojne per vete keto te FBIse

çfare tradhetari ky LulzSec! por besoj se te gjithe keshtu do vepronin! Ne ate pik, nuk ka me “Ideale

ne fakt nuk eshte pun tradhetie, “tradhetari” ishte kreu i grupit Lulzsec , me pseudonimin Sabu, ate e kish arrestuar FBI dhe i kishin ofruar marrveshje qe te spiunonte te tjeret pasi ai kishte 2 femij dhe nuk donte te shkonte ne burg, pra ai ishte i detyruar ta bente, por gjss, ne fund t fundit tradheti mbetet sepse nuk tregoen kurr shoket x te shpetuar veten, ai esht egoizem dhe frike

Ahhh nuk ja fut dot FBI jo.

kur futesh ne strofken e ujkut veshtire te shpetosh.

Po vetem spiunat si puna e ketij prishin pun gjithmon

Kushedi çfare identiteti i kane dhene tani :smiley: