FBI në kërkim plakushit bandit

Zyrtarët e FBI-së kanë bërë të ditur, se një plak është përgjegjës për pesë plaçkitjet e fundit që kanë ndodhur në zonën e San Diegos – i njohur si “Plakushi bandit”.
Detektivët kanë thënë se i dyshuari është i moshës rreth 70-vjeçare, shëndetlig, dhe i thinjur, ndërsa kamerat e sigurisë e kanë xhiruar atë me kapele dhe syze të errëta.

Në plaçkitjen e tij të fundit, që ka ndodhur të hënën në La Hoja të San Diegos, plaku shihet duke e kërcënuar një arkëtar, të cilit ia merr paratë dhe ikën këmbas.

Zëdhënësi i FBI-së, Darrel Foxworth ka thënë se plaku dyshohet edhe për katër plaçkitje të tjera që kanë ndodhur pas 28 gushtit të këtij viti.

Për të dyshuarin është lëshuar edhe një fletë-arrest, ndërsa policia ofron shpërblimin prej 16.000 eurosh për atë që do të ofronte informata për kapjen e tij.