Federer në finalen e shtatë radhazi të Wimbledon

Kampioni i pesëfishtë Roger Federer ka mposhtur gjermanin Tommy Haas në tre sete (7-6, 7-5, 6-3) në gjysmëfinalen e sotme, për të arritur në finalen e Wimbledonit për të shtatën herë radhazi.

Haas i cili kurrë nuk ka kaluar më shumë se rundi i katërt i turneut, pati një paraqitje të pëlqyeshme, duke i shkaktuar vështirësi zviceranit në dy setet e para, por nuk arriti ta fitonte asnjërin.

Fitorja e Federer, i cili vitin e kaluar u mposht në finale nga numri një, Rafael Nadal, i jep atij mundësinë të fitojë titullin e gjashtë në turneun britanik, pasi tashmë ka fituar pesë nga shtatë finalet në të cilat ka marrë pjesë.

Zvicerani do të ketë përballë në finale fituesin e gjysmëfinales tjetër, mes të amerikanit Andy Roddick dhe britanikut Andy Murray.

Heheh Federer shum fort e lun ska kush qe e ndal kta :smiley:

me i miri i gjith kohrave eshte

Në një përballje mjaft të vështirë Roger Federer ka arritur të mposhtë në pesë sete (5-7, 7-6, 7-6, 3-6, 16-14) finalistin tjetër Andy Roddick në finalen e sotme të Wimbledonit të zhvilluar në fushën Centre Court të Londrës, duke tejkaluar edhe rekordin e Pete Sampras për numrin e Grand Slameve të fituara.
Ndeshja filloi në favor të amerikanit i cili fitoi setin e parë me 7-5, por në dy setet e radhës zvicerani u tregua më i qëndrueshëm dhe arriti t’i fitojë të dyja në tie-break. Seti i katërt i takoi plotësisht amerikanit, që ishte edhe më i lehti i ndeshjes (6-3).

Se dy finalistët ishin në një formë të shkëlqyeshme dhe të ekuilibruar tregoi edhe seti i fundit, kur u luajtër 30 game dhe të cilin Roger Federer e fitoi me shumë vështirësi (16-14), pas një beteje epike.

Ky është titulli i gjashtë nga shtatë finalet në Wimbledon për Roger Federer, dhe i 15-ti Grand Slam në karrierën e tij. Më herët Federer kishte 14 tituj të mëdhenj, dhe ishte baraz me legjendën Pete Sampras.

Federer ishte finalist edhe në vitin e kaluar, kur u mposht nga numri një i botës, Rafael Nadal, i cili këtë herë nuk ishte pjesë e turneut për shkak të lëndimit.

Pss: U kon e ditne more qe ky fiton ky kur te lun luan me gjith shpirt + nuk e rrit mendjen si Nadal :smiley: