Fejohet vajza e Presidentit te Shqiperise

Më në fund në familjen presidenciale ka një fejesë zyrtare e tradicionale. Bamir e Teuta Topi e kanë shpallur publikisht fejesën e vajzës së tyre të madhe Nada, me djaloshin 25 vjeçar që i ka rrëmbyer zemrën vajzës së Presidentit të Republikës.

Ai quhet Gurten Papuli, dhe për mediat rozë, nuk është aq i panjohur. Shpeshherë paparacët e kanë kapur Nadën me të dashurin e saj në ambiente publike, por asnjëherë nuk ishte pranuar nga familja presidenciale një fejesë për vajzën e madhe të presidentit. Në fakt, duket se babai president, kishte vendosur që vajza në fillim të mbaronte studimet e juridikut. Dhe sikurse e kemi shkruar shumë kohë më parë në faqet e Gazeta Shqiptare, Nada jo vetëm përfundoi me sukses, por u vlerësua me medaljen e artë nga fakulteti. Sot ajo punon në Bankën e Shqipërisë, në zyrën juridike, si një juriste shumë e zonja, pasi ka aplikuar dhe ka fituar në pozicionin që ka.

(burimi-ballkanweb)

Urime ciftit !!! si kukull eshte kjo :slight_smile:

Qe te dy te bukur jane. Bravo qe vajza mbaroi shkollen qe eshte paresore dhe pastaj te tjerat.

Hajde perhajr :slight_smile:

te trashegohen !
po po e lezetshme esht…po kur e kishin ftuar njeher tek e djela shqiptare me zii fliste , shum e ngathet !!!