Fëmija “edukohet” që në bark

Nuk bëhet fjalë për një periudhë pritjeje por për një “shkollë” të vërtetë edukimi të fëmijës. 9 muajt e shtatëzanisë së një nëne janë shumë delikatë për formësimin e fëmijës.

Një studim i plotë për këtë është bërë nga Annie Murphy Paul. Në kohët e shkuara rekomandohej që nëna të mos pinte duhan, por tashmë studimet janë thelluar dhe e lidhin drejtëpërdrejtë gjendjen e femrës me atë të fëmijës. Stresi, gjendja shpirtërore, zëri i lartë aktiviteti fizik janë disa nga afktorët që ndikojnë në formësimin fizik dhe psikik të fëmijës.

Mamaja është një portë drejt derës së jashtme për fëmijën që influencohet shumë nga këto 9 muaj në bark. Zbulimin më të fundit e bën universiteti gjerman i Vurzburgut që ka analizuar qarjet e të sapolindurve nga Franca dhe Gjermania, duke vënë re ndryshime në mënyrat e të qarit pasi gjuha franceze dhe ajo gjermane ndryshojnë shumë.

Stresi, frika dhe ankthi arrijnë në fetus menjëherë, ndërsa hormoni i kortizonit ndikon në pakësimin e gjakut tek fëmija. Këta faktorë mund të ndikojnë për të ndërtuar një karakter më të ankthshëm se normali.