Femijet qe dalin te lypin

si mendoni per ata prinder qe i detyrojne femijet e tyre te dalin te lypin? apo e bejne nga varferia, nga pamundesia per ti ushqyer? ju si mendoni?

une mendoj se femija nuk eshte mjet per te fituar para ! prinderit munden shume mire te bejne c eshte e mundur te fitojne vete ata leke dhe jo te detyrojne femijen e vete ! nese ata duan nje te ardhme te mire te femijeve te vet duhet ti lene ne shkolle qe me vone te jene dikush ! prinderit e tyre e bene jeten e tyre , keshtu qe femija ka nje te ardhme perpara tyre ! shume femra i shohim madje me foshnje te vegjel rruges ne te ftohte acar. mire qe rine vete por torturojne edhe krijesen e pafajshme ! do te beja gjithcka per femijen tim nese nuk do te kisha mundesine ta risja normamlisht , dhe ate nuk do ta nxirrja kurre ne rruge te lypte ! kjo eshte nje padrejtesi dhe nje shfrytezim ! nuk e di nese e keni vene re , por me shume femije bejne ata qe jane te varfer dhe ata qe jane te pasur apo mesatare bejne nga 2 ose deri ne 4 maxi! te varfrit bejne shume femije qe te mund te perfitojne nga femijet e tyre ! mendoj se nuk eshte e vetmja arsye pamundesia e te ushqyerit , por eshte truri i prindit qe nuk funksionon ashtu si duhet ! nese nuk ke mundesi te ushqesh femijet atehere duhen mare masat me pare , mos te besh nga nje koloni me femije dhe pastaj te fillosh dhe te qahesh ! duhet te mendosh para se te veprosh qe mos te vuajne njerez te tjere nga pas !

Fjala “prind” eshte teper me lart se çfare mund te quhen ata individ dhe femija nga nje ane e merr si argetim ose loje, nuk eshte i afte per veprimin qe ben dhe nuk di me teper.

Renix me pelqeu shume shprehja qe ke perdorur. Anna ke te drejte kur thua qe prindi duhet te mendohet mire para se te sjelle ne jete nje femije. per mendimin tim eshte krim qe te sjellesh ne jete nje femije e pastaj ta lesh rrugeve. vertet varferia i ben te mos kene leke per ti ushqyer,por do te mjaftonte qe te kerkonin nje pune cfaredo lloj qe te siguronin te pakten minimumin e jeteses. ne Shqiperi ekziston nje realitet shume i hidhur, varferine e shikon kudo

ky eshte nje realitet mjaft i perhapur, sidomos ne Shqiperi. Femijet dalin te lypin pasi detyrohen nga prinderit ose tutoret e tyre. Por gjithashtu jane edhe te kenaqur pas idese qe do kene para per pak kohe ne doren e tyre, duke harruar qe ka gjera me te rendesishme ne jete per te bere, dhe jo ta harxhojne jeten ne rruge duke kerkuar lemoshe. ata mund ta kene zgjedhur edhe si rruge, pasi ata qe lypin fitojne vertet shum dhe mendojne qe kjo lloj menyre eshte me te vertete e pershtatshme per rritjen dhe edukimin e tyre. megjithate perjashtohen ato raste kur femijet nxirren ne rruge jashte deshires se tyre.

po ku jane te vetedijshem ata femije girl08??? se kuptojne akoma se cpo bejne…por prinderit e tyre duhet te jene te ndergjegjshem//

asnjehere mos e nenvlereso kapacitetin e femijes per te kuptuar gjera.
vertet mund te jene te vegjel, po ama shpeshhere mendojne me mire se te rriturit. ata e zgjedhin me vetedije te plote si rruge per te siguruar jetesen, pasi e mendojne si nje menyre pa lodhje per te vazhduar perpara.

eshte edukata familjare ajo qe i shtyn te dalin ne rruge, nuk kane mesuar gje tjeter nga jeta, nuk e dine se leku fitohet me mund ne pune dhe jo ne rruge. Shpesh femijet jane pasqyra e prindit.

prinderit i detyrojne femijet me dhune te lypin rruges se disa pprinder nuk kan te ardhme tjetervecse te nxjerrin femijen me lyp per kte duhet te ve dor shteti ti shkolloje kto femije te gjore. klm :slight_smile:

mu sma mer mendja se e dyteron prindi me dal
po nashta ka edhe asi qe i shtyjn medal

Mua nuk me duket e drejte qe femijet te dalin e te lypin rrugeve dhe jam i bindur se asnji femije nuk e ben kete gje me vullnetin e vet, por ato ose jane te detyruar nga prinderit e vet ose e bejne kete gje sepse skane zgjidhje tjeter d.m.th e bejne per te fituar buken e gojes.