Femrat "cmenden" pas meshkujve me pamje te eger...

Femrat parapëlqejnë burrat me pamje të ashpër, të egër e që duken se do të shpërthejnë nga çasti në çast nga testosteroni, në vend të atyre me tipare të ëmbla e delikate.

Dhe kjo ka rezultuar nga studimet dhe anketat e ndryshme të realizuara nga biologë e shkencëtarë të njohur evolucionistë.
Një grup shkencëtarësh nga universiteti “St Andreës”, në Skoci, ka publikuar një artikull më këtë temë ku rezultonte se fytyrat burrërore më nofulla katrore e tipare të ashpra, vijnë si rezultat i niveleve të larta të testosteronit.

Ndërkohë që sipas këtyre evolucionistëve, arsyeja për të cilën këto trajta rezultonin tërheqëse ishte pasi këto shenja flasin për një nivel të lartë testosteroni në organizëm, të cilit i duhet bashkangjitur edhe një sistem shumë i mirë imunitar.

Kështu pra, një mashkull që ka arritur maturitetin seksual, pavarësisht nivelit të lartë të testosteronit, ka shumë gjasa që të zotërojë mbrojtje imunitare shumë më të mira se normalisht, gjë që mund ta transmetojë edhe te të bijtë. Ky është edhe lajmi i mirë.

Lajmi i keq është që në rastin e një mashkulli me nivel shumë të lartë testosteroni, shtohen së tepërmi edhe shanset që ai të dashurojë shumë në çastin e parë dhe të lodhet me të njëjtën shpejtësi, duke kërkuar menjëherë dashurinë tjetër: kështu që, në rastet kur femrat kanë ndër mend të krijojnë familje e të gjejnë një baba të mirë për fëmijët, në shumicën e rasteve i hedhin sytë nga meshkujt me trajta më të ëmbla e me sjellje më të butë.
Preferencat e grave

Sidoqoftë, të dhënat mbi llojin e fytyrës që parapëlqejnë gratë flasin për preferenca thuajse të njëjta në të dy rastet. Problemi që u veçua nga ky grup shkencëtarësh ishte që këto barazi në preferenca mund vijnë si shkak i realitetit në të cilin jetojmë sot, ku gratë ndjekin strategji të ndryshme riprodhimi, ose mund të jetë rezultat i mënyrës me të cilën u zhvilluan eksperimentet në fjalë.
Në përgjithësi, u kryen duke u bazuar mbi fotografi të modifikuara virtualisht, në mënyrë që meshkujt të shfaqeshin më burrërorë ose më pak.

Duke qenë se grupe të ndryshme studiuesish kanë ndjekur mënyra të ndryshme manipulimi, shtohet mundësia që femrat e përfshira në këto eksperimente të kenë reaguar ndaj diçkaje që në të vërtetë kishte të bënte vetëm me metodat e përdorura dhe jo kundrejt fytyrave që u tregoheshin: ndoshta do të silleshin në mënyra shumë të ndryshme, në rast se do të bëhej fjalë për fytyra reale.

U ndoqën tre mënyra manipulimi: e para u realizua duke shkrirë tiparet e burrave e grave mesatare, për t’i dhënë më pas formë një fytyre mashkullore; e dyta niset nga një seri fytyrash, të cilat më parë janë përzgjedhur në bazë të burrërisë së tyre, duke pasur njëherësh parasysh edhe rëndësinë e ngjyrës së lëkurës; metoda e tretë bazohet në imitimin e ndryshimeve që pëson realisht fytyra e meshkujve, kur kalon nga mosha e pubertetit në moshën madhore. Është e vërtetë që femrat preferojnë nivele të ndryshme burrërie.
Por vazhdohet vetëm me lajme të këqija për “burrat e vërtetë”. Studime të zhvilluara në të shkuarën bënin të ditur që, pavarësisht preferencave, femrat tërhiqeshin nga trajtat burrërore vetëm gjatë fazës së pjellorisë, efekti bie kur vjen fjala te lidhjet e qëndrueshme.
Evolucioni i ka rregulluar gjërat në mënyrë të atillë që në rast se gruaja e tradhton burrin, ka shanse të përfitojë së tepërmi në planin fizik e në sistemin imunitar, duke nxjerrë në dritë fëmijë meshkuj e të bukur si etërit.

Burimi: Tirana Observer

tamam si ky qe kam ne foto un:D

hahahhahaha…nuk thuhet si Tarzani aty…hahahahaha

por serioz e kisha fjalen une…te eger nga pamja…jo te eger nga mendja…njeri pylli hahahahaha :mad:

hahahh pse ashtu i pelqeke ti njerz te eger, po qe ashtu dil nje xhiro nga pylli mo gjen ndonje:P

Cuna beni cik si te eger tani

po pse ku ka cuna te but gjith te eger jan hahha

hahahahahha na shkrive prz,po me pelqejne pa floke…dhe te jene si ai kengetari pitbull :smiley: :dashuria::dashuria:

:noo::noo::noo: pa flok the, ik se le nam na e shpife

po pa flok…se kam vete sa per te tere…i jap ca nga te miat…aman si shpirt jane ata pa flok :smiley:

:muk::muk: mos fol me te thash:@:@

si me flok si pa flok meshkujt te eger kan qen cdo her po mos u zini kot.

ca ke e Nassssssssssssss je celosssssssssssssssssss :smiley:

e jam pse ste pelqen ty qe jam:@

hahahhhahha…beji zero…te shohim mbase kthej mendje :mad:

ke te drejte zemer…meshkujt sot ngjaj shume me Tarzanin…si nga ana shpirterore dhe nga ajo fizike…hahahahahaha :stuck_out_tongue:

ehhhhhhh femrat thuaj :mendoj:, jane si moti nje dite shi nje dite diell ndonjeher tsunami :lol: