Femrat me tituj shkencorë divorcohen më pak

SHBA- Femrat me tituj shkencorë kanë martesa më të lumtura dhe divorcohen më pak. Kështu thuhet në një studim i realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas studimit, gratë me një titull universitar kanë të njëjtën mundësi si gjithë të tjerat për t’u martuar, ndryshe nga ç’ndodhte më parë, dhe lidhjet e tyre janë më të lumtura dhe më jetëgjata.

Kërkimi është kryer nga Betsey Stevenson dhe Adam Isen të Universitetit të Pensilvanisë, të cilat kanë marrë të dhënat për martesat në Shtetet e Bashkuara prej vitit 1950 deri më tani.

Sot ka ndryshuar shumë edhe mosha për martesën e lumtur të grave që marrin tituj, pasi në moshën 40-vjeçare ka më shumë mundësi se më parë për të pasur lidhjen e shumë ëndërruar, dhe për pasojë edhe një jetëgjatësi më të madhe të saj.