Femrat ndiejnë dhimbje më të madhe se meshkujt

Londër, 21 Mars

  • Tek meshkujt për shkak të ndjenjës së dhimbjes aktivizohet pjesa e trurit e ngarkuar për frikën, ndërsa femrat e kanë të zhvilluar mekanizmin mbrojtës për procesim të dhimbjes, thotë një studim i ri.
    Skenimi i sofistikuar i trurit ka treguar që femrat kanë reagime më intensive ndaj dhimbjes se sa meshkujt, ka zbuluar hulumtimi i ekipit të shkencëtarëve japonezë dhe britanikë. Këto reagime ndodhin në pjesën e trurit të ngarkuar për shmangien dhe përballimin e dhimbjes, ndërsa shkencëtarët i kanë vërejtur duke vëzhguar trurin e vullnetarëve me rezonancë magnetike. Kanë studiuar fotografitë e trurit të 16 femrave dhe të 16 meshkujve të sëmurë nga sindroma e zorrës së irrituar, sëmundje kronike dhe shumë e dhimbshme.
    Gjatë dhimbjes aktive, femrat për dallim nga meshkujt, kanë pasur më pak aktivitet në zonën e trurit të ngarkuar për frikë, dhe më shumë aktivitet në pjesën për planifikim të lëvizjeve dhe përgatitje për dhimbje se sa meshkujt. Te meshkujt, ndjenja dominuese e cila është shfaqur me dhimbjen ka qenë frika.
    “Fakti që femrat tregojnë më shumë aktivitet në zonën e trurit të ngarkuar për procesim të emocioneve sugjeron në mekanizmin e zhvilluar me të cilin ato mbrohen nga dhimbja”, mendon udhëheqësi i hulumtimeve, dr. Qasim Aziz nga Instituti Wingate.
    Planifikohen hulumtime të mëtejshme klinike, me të cilat mund të zvogëlohet dhimbja e të sëmurëve kronikë, duke iu falënderuar këtyre zbulimeve.